Preshevë, komandanti i Xhandarmërisë: Situatë e qetë dhe stabile (Foto)
Lokale

Preshevë, komandanti i Xhandarmërisë: Situatë e qetë dhe stabile (Foto)

13.May.2015 15:47
0
Komandanti i Xhandarmerisë, Goran Dragoviq, të martën, gjatë qëndrimit në bazën "Kozjak" në Preshevë, ka deklaruar se gjendja në zonën tokësore të sigurisë dhe në drejtim të Maqedonisë është stabile.

„Është rritur prezenca e pjesëtarëve të Xhandarmerisë, Administratës Policore Kufitare, njësive speciale dhe policisë me kompetencë të përgjithshme, si dhe Ushtrisë së Serbisë“, ka thënë Dragoviq duke shtuar se “gjendja në terren përcillet 24 orë në ditë, me aktivitetet e shtuara të cilat pasqyrohen përmes patrullave të veprimtarisë zbuluese dhe observimit të terrenit me mjete të veçanta elektroteknike, transmeton Titulli.com kumtesën e MPB-së.

Komandati i Xhandarmerisë, i cili është në krye të trupit të cilën e ka formuar Qeverisa e Serbisë – Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë,  ka thënë se të gjitha njësitet funksionojnë pa ndërprerë dhe se ekziston bashkëpunim i mirë me banorët lokal./Titulli.com/

Kosova, Serbisë: Distancohu nga dhuna dhe kriminaliteti në Luginë të Preshevës
Riza Halimi: Nuk ka eskalim të situatës në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration