Kosova, Serbisë: Distancohu nga dhuna dhe kriminaliteti në Luginë të Preshevës
Lokale

Kosova, Serbisë: Distancohu nga dhuna dhe kriminaliteti në Luginë të Preshevës

13.May.2015 09:10
0
Qeveria e Serbisë ka akuzuar Kosovën se është "baza e terroristëve" prej nga është nxitur edhe situata e fundit në Kumanovë.

Prishtina zyrtare i është kundërpërgjigjur kësaj akuze, duke i kërkuar Serbisë që të distancohet nga dhuna dhe kriminaliteti në Luginë të Preshevës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se akuzat e shpeshta të Qeverisë së Serbisë në raport me Kosovën, por edhe në raport me vendet tjera në rajon, vetëm sa konfirmojnë faktin që ky shtet dhe lidershipi i saj, në vend se të merret me sfida të brendshme, përfshirë edhe ato sfida që mundësojnë përparimin demokratik të rajonit, vazhdon të merret negativisht dhe të abuzojë me zhvillimet në fqinjësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në fakt, Qeveria e Republikës së Serbisë do të duhej rimenduar për mënyrën e trajtimit të popullatës shqiptare në këtë vend, sepse mënyra më e mirë dhe me e qëndrueshme drejt krijimit të një rajoni tolerant dhe të distancuar nga dhuna dhe kriminaliteti, është përmes fuqizimit të komuniteteve lokale, dhe jo siç jemi mësuar të shohim margjinalizimin e tyre në vazhdimësi”, i ka thënë Gecaj gazetës.../Titulli.com/

Dyshime në vdekjen e fëmijës nga Bujanoci në spitalin e Vranjës
Preshevë, komandanti i Xhandarmërisë: Situatë e qetë dhe stabile (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration