Preshevë: Delegacioni i ambasadës amerikane takim me Ardita Sinanin
Lokale

Preshevë: Delegacioni i ambasadës amerikane takim me Ardita Sinanin

18.Jan.2017 21:37
0
Kryetarja e Kuvendit Komunal Ardita Sinani sot priti në kabinetin e sajë delegacionin e ambasadës Amerikane në Beograd, të kryesuar nga sekretari politik i ambasadës Jeremi Loung me bashkpunorët e vet.

Në këtë takim janë shtjelluar tema të ndryshme me interes për qytetarët e komunës së Preshevës, sidomos përkrahja amerikane për pushtetin e ri lokal në Preshevë dhe ndikimi i Ambasadës amerikane në sjelljen e investitorve të huaj në komunën tonë, raporton rtv "Presheva".

Kryetarja Sinani deklaroi se kjo ishte një vizitë tepër e rëndësishme duke e ditur ndikimin dhe rëndësin e diplomatëve amerikan në rrjedhat politike dhe ekonomike në rajon dhe në komunën tonë.

Ajo njoftoi mysafirin amerikan me problemet që ballafaqohet komuna jonë si në rrafshin politik ashtu edhe ate ekonomik. Gjithashtu u kërkua që ambasada amerikane të rikthejë vëmendjen e sajë ndaj komunës tonë siç e kishte pas mbarimit të luftës së UCPMB-së si dhe të shfrytzoj ndikimin e sajë që qeveria serbe të bëjë shumë më tepër në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ardita Sinani mori garanca të fuqishme për rikthimin e vëmendjes amerikane për komunën tonë dhe se përkrahja nuk do të mungoj në të ardhmen.

Vlenë të theksohet se Ardita Sinani në vazhdimsi ka pasur takime me ambasadën amerikane por edhe me ambasadadt tjera perëndimore në njërën anë dhe takime shumë të shpeshta me qeveritë e Kosovës dhe Shqipëris.

Paraqiteni problemin e pasivizimit të vendbanimit në zyrën e deputetit popullorë në Bujanoc
Lirim Jakupi nga Bujanoci në listën e të kërkuarve të INTERPOLIT
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration