Paraqiteni problemin e pasivizimit të vendbanimit në zyrën e deputetit popullorë në Bujanoc
Lokale

Paraqiteni problemin e pasivizimit të vendbanimit në zyrën e deputetit popullorë në Bujanoc

18.Jan.2017 16:17
0
Zyra e deputetit popullorë në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani është duke pranuar ankesat e qytetarëve të cilëve ju ka pasivizuar vendbanimi nga organet kompetente.

“Luten të gjithë qytetarët që u janë pasivizuar vendbanimet dhe iu është shlyer emri nga regjistrat shtetërore ose edhe personat që njohin dikë që i është pasivizuar ndonjë anëtar i familjes nga regjistrat që rastin të e paraqesin tek zyra jonë”, thuhet në njoftimin e zyrës së deputetit popullorë që gjendet brenda objektit të komunës në Bujanoc.

Sipas njoftimit qëllimi është të kemi një numër sa më të saktë të personave fizik me këtë problem dhe të krijojmë një databazë me anë të së cilës do të merren hapa të mëtutjeshëm për zgjidhjen e këtij problemi serioz për pakicën shqiptare në Serbi.

Zyra e deputetit është e hapur dy herë në javë ditën e Hënë dhe të Mërkurë nga ora 10:00-15:00. /Titulli.com/.

Alfred Hajdari nga Bujanoci ftohet në kombëtaren e Shqipërisë për U21
Preshevë: Delegacioni i ambasadës amerikane takim me Ardita Sinanin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration