Prania e njësiteve të jashtëzakonshme ushtarake dhe policore mbetet problem i sigurisë në Luginën e Preshevës
Lokale

Prania e njësiteve të jashtëzakonshme ushtarake dhe policore mbetet problem i sigurisë në Luginën e Preshevës

09.Sep.2016 09:20
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka zhvilluar të enjten 8 shtator 2016, një tryezë lidhur me gjendjen dhe sfidat e sigurisë në Luginën e Preshevës, në të cilën morrën pjesë përfaqësues institucional, politik dhe shoqëror nga rajoni.

Me këtë rast pjesëmarrësit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vazhdimin e pranisë e njësive të jashtëzakonshme të ushtrisë dhe policisë edhe 15 vjet pas fillimit të procesit të paqes në Luginën e Preshevës, pas nënshkrimit të marrëveshjes për përfundimin e konfliktit të armatosur në këtë rajon. Të pranishmit kanë kritikuar mungesën e komunikimit dhe transparencës të strukturave shtetërore të sigurisë.

Duke e nënvizuar si pozitiv faktin se strukturat shtetërore të sigurisë nuk maltretojnë dhe keqtrajtojnë qytetarët me dhunë fizike, si në kohërat e mëparshme, pjesëmarrësist kanë ngritur pikëpyetje të shumta gjithashtu lidhur me mozbardhjen e vrasjeve dhe zhdukjeve misterioze që kanë ndodhur në këtë rajon, dukuri kjo që ka prirje të përsëritet me rasin e fundit të zhdukjes së një qytetari nga Tërnoci i Madh të komunës së Bujanocit, për të cilën organet e policisë dhe gjyqësisë nuk po japin hollësi dhe informata.      

Ndryshe nga përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ishin të pranishëm në tryezën e KDNJ; përkundër ftesës për pjesëmarrje, përfaqësuesit e strukturave shtetërore të sigurisë, nuk janë paraqitur në tryezë për të biseduar me përfaqësuesit institucional, politik dhe shoqëror lokal.

Tryeza me temën: “Gjendja dhe sfidat  e sigurisë  në  Luginë të Preshevës”, është realizuar në kuadër të projektit “Forcimi i stabilitetit në Luginën e Preshevës përmes integrimit të pakicës kombëtare shqiptare”, që financohet nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Zvicrës./Titulli.com/

Filluan aplikimet për Konkursin e fotografisë "PreFoto" 2016 edicioni 6
Te nxjerrim Presheven nga trekendeshi i harreses dhe izolimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration