PPS në Bujanoc: Mos e prek Tomën në facebook!
Partia Përparimtare Serbe (PPS) në Bujanoc ka nisur procedurë disiplinore kundër anëtares së kësaj partie Natalia Stankoviq, për shkak të komentit të saj që ka bërë në facebook, kundrejt kryetari të Serbisë.
Stankoviq, përndryshe pedagoge në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, në profilin e saj ka publikuar regjistrimin e emisionit të RTS-së ku kryetari i Serbisë Tomisllav Nikolliq ishte mysafirë dhe ka shkruar: “Çka ka ‘kryetari (Tarabiq)’ që po kërcen nga foleja...?!?”.
Për shkak të kësaj fjalie kryesia kë kërkuar përjashtimin e Natalia Stankoviq nga partia, për çka do të diskutohet edhe në Bordin Ekzekutiv të PPS-së.
Gjithashtu, përveç saj nga ky subjekt politik do të përjashtohen edhe anëtarët Sllagjan Petroviq dhe Vitomir Janjiq, për shkak se në periudhën e kaluar kanë punuar në favor të subjektit ‘Serbia e Bashkuar’ (Jedinstvene Srbije), shkruan OK Radio.
“Kryesia të premten ka sjellë vendimin që kundër Petroviqit dhe Janjiqit të niset procedurë disiplinore për shkak të kalimit në ‘Serbinë e Bashkuar’. Ata edhe matej janë të regjistruar si anëtarë të PPS-së dhe mënyra e vetme që të fshihen nga baza e anëtarësisë është inicimi i procesit disiplinor. Se kanë punuar për ‘Serbinë e Bashkuar’, duke formuar këshillat lokale, kemi mësuar nga njerëzit jashtë. Kundër Natalia Stankoviq kemi nisur procedurë për shkak të përmbajtjes fyese të publikuar në profilin e saj në facebook, me rastin e qëndrimit të kryetarit Nikoliq në Radio Televizionin e Serbisë. Ajo që ka shkruar është e regjistruar dhe do t’i dërgohet Bordit Ekzekutiv të partisë së bashku me propozimin për largim nga ky subjekt”, ka thënë komisioneri i PPS-së në Bujanoc dhe deputeti popullor Nenad Mitroviq, transmeton Titulli.
Ai kujton se në mbledhjen e fundit të Bordit të PPS-së është sjellë urdhëresa që ndalon komunikimin në mes të anëtarëve përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
“Facebook është publike, mund të radhitet si media dhe duhet pasur kujdes se çka po shkruhet. Të gjithë anëtarët e PPS-së e kanë të ndalur çdo grindje publike dhe komentime. Po theksoj se uniteti mes anëtarëve të Partisë Përparimtare është mëse i nevojshëm dhe nuk është e lejuar çfarëdo qoftë prishje publike të reputacionit të partisë”, thotë Mitroviq.
Përndryshe, Natalia Stankoviq, Sllagjan Petroviq dhe Vitomir Janjiq nga vitit 2012 ishin anëtarë të PPS-së. /Titulli.com/