Popull i dashur një mesazh për të gjithë ju: Vetëm votën mos e shitni...!
Lokale

Popull i dashur një mesazh për të gjithë ju: Vetëm votën mos e shitni...!

20.Apr.2016 21:08
0
Mos e merrni në qafë veten dhe pjesën tjetër të popullit e sidomos "rinisë" të cilët e dëshirojnë më të mirën për ju, për vete dhe për gjithë vendin në radhë të parë...ja ku po jua them publikisht dhe personalisht se data e 24 Prillit (Ditës së votimeve) po afrohet dhe unë ende s'kam krijuar bindjen ose besimin e plotë se kujt duhet dhënë #votën (edhe pse mendjen e kam të ndarë) por do të pres denjësisht deri ditën kur do të shuhen të gjitha këto aktivitete e fushata të cilat i kam ndjekur pothuajse të gjitha në këndvështrimin e një qytetari të thjeshtë, neutral dhe të pavarur..dhe le të guxojë e të dalë ndokush personalisht t'më kërcnojë ose qoftë larg t'më shantazhojë me blerje të #votës !!!

Shkruar nga : Artan Maliqi-Preshevë; 

"Mjaftë më", lëreni këtë popull të mjerë e "rini" e cila dita e ditës vetëm po varfërohet e po largohet vetëm e vetëm duke rënë pre e kësaj "Dukurie" e cila ndodhë një herë në katër vite e që na lë "të gjymtë" për shumë vite me radhë duke u praktikuar vazhdimisht...!!! Andaj vë gishtin në kokë "vetdijësohu" dhe nëse tashmë ke rënë pre e këtij gabimi "Pendohu"...dhe dita që do të vijë kur ti do të zgjohesh për të shkuar pranë kutisë së votimit le të jetë dita e "Mbretërisë tënde", sepse atë ditë ti do të jesh "Pushtetbërësi" e ata të cilët tani më e kanë pranuar ofertën e shitjes së "votës" së tyre dhe nuk pendohen fatkeqësisht nuk do ta përjetojnë këtë kenaqësi, sepse ata tani më e kanë shitur jo thjesht votën e tyre, por të drejtën për të votuar.

Vota e tyre tani më i përket blerësit të tyre, ata do të shkojnë në qendrën e votimit thjesht si një automat për t'votuar sipas pazarit të tyre, në fakt ata nuk shitën vetëm këtë por dy gjëra. Veç votës ata shitën edhe kënaqësinë e ditës së tyre të pushtetit ose më saktë, këtë të dytën ia dhanë falas.

Ditën e zgjedhjeve blerësi i votave do të zgjohet nga gjumi me ndjenjën e kënaqësisë të të qenit pushtetar, në sajë të zotërimit paraprak të votës tënde dhe të votave të disa të tjerëve që mund të jenë edhe anëtarët e familjes tënde, ose të afërmit e tu, votën e të cilëve ti e ke shitur bashkë me tënden.

Dhe në fund për ta mbyllur po citoj një thënie "të madhe" të një ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt i cili ka thënë: “Një votë është si një pushkë. Vlera e saj matet me karakterin e atij që e përdor atë”. A nuk është thënë në atë mënyrë që ta kuptojnë shtresat e gjëra të votuesve..!?

Sipas kësaj thënieje del se ti i dashur votëshitës ke vrarë veten me këtë armë që të është dhënë ditën e zgjedhjeve. Nuk është çudi që ti i dashur votëshitës, kur shikon në ekran politikanin që mori pushtet me votën tënde, thua pikërisht këtë: “Vrava veten me dorën time..!” 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Memeti rikonfirmon se nuk do të ketë koalicion mes PVD-së dhe PDSH-së ! (video)
Alternativa për Ndryshim përmbyll fushatën parazgjedhore në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration