Alternativa për Ndryshim përmbyll fushatën parazgjedhore në Preshevë
Alternativa për Ndryshim ka përmbyllur fushatën parazgjedhore me një tubim në stadiumin e qytetit të Preshevës.“Sot, u konfirmua, se ideja e Alternativës është më e madhe se çdo parti politike dhe më e rëndësishme se çdo politikë. U konfirmua se vendosshmëria e banorëve të komunës së Preshevës për të sjellë ndryshimin është e paluhatshme”, u tha gjatë tubimit.
Para masës së tubuar me fjalime u paraqitën kryetari i forumit rinor, Altin Boriçi, nënkryetarja e partisë Nezaqete Isahu dhe përfundojë me fjalimin e kryetarit të partisë Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifit.