Politikanët, Hoxhallarët dhe Kryqi në Bujanoc
Lokale

Politikanët, Hoxhallarët dhe Kryqi në Bujanoc

28.Aug.2014 11:53
0

Kudo në botë në sistemin politik pluralist kemi gjithmonë partinë në pushtet dhe opozitën. Një përjashtim të tillë nuk e bënë edhe komuna e Bujanocit. Është e drejtë e opozitës që t’i luftoj të metat e partisë në pushtet me qëllim që t’ia rrëmbej pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Kundërshtimi i të metave duhet të ketë mbështetje të arsyeshme e jo të pakuptimta, pasi që mund të sjell pasoja negative afatgjate jo vetëm për opozitën, por për mbarë popullatën e komunës sonë.

 

Shkruan: Fadil Isufi, Bujanoc

 

Kështu gjatë kësaj vere me iniciativën e disa aktivistëve fetar, por edhe mbështetjen e disa anëtarëve të partisë opozitare PVD, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ishte organizuar një Iftar mu në qendër të qytetit të Bujanocit. Përfshirja e këtij subjekti politik opozitar në organizimin e kësaj ngjarje fetare nga shumë besimtarë ishte kuptuar si mbështetje për kalkulime politike. Në parim është e drejt e çdokujt që të organizoj manifestime të tilla dhe nuk ka asgjë të keqe nga kjo, e meta kryesore qëndronte në përzgjedhjen e vendit të manifestimit i cili nuk ishte aspak i qëlluar, duke pasur parasysh ndjeshmërinë politike në këtë komunë dhe përzierjen etnike të banorëve të qendrës së qytetit.

Blloku  pushtetar PD dhe LPD nga frika se mund të keqkuptohen nga votuesit e kaluan në heshtje këtë gabim të opozitës. Po ashtu nuk pati as edhe një reagim të intelektualëve shqiptar, dhe organizatat e shumta joqeveritare që merren me respektimin e tolerancës në mes komuniteteve. Si duket të gjithë këta ishin në transin kolektiv të dasmave dhe pushimeve gjatë muajve të verës.

Pas përfundimit të Ramazanit, prapë në qendër të Bujanocit me iniciativën e disa krerëve fetar  ishte organizuar një mbrëmje fetare me rastin e Fitër Bajramit. Atë mbrëmje rreth qendrës dhe në qendër kishte forca të mëdha policore që mbanin rendin dhe qetësinë ashtu siç e parasheh ligji për raste të tilla. Por, ishte një ndjenje e pakëndshme kur shihje uniformat dhe një numër të caktuar të fqinjëve tanë që shikonin me kureshtje se çfarë po ndodhë në qytet.

Organizimi i manifestimeve të tilla sado që është qëllim mirë, në komunën tonë me një stabilitet të brishtë politik mund të nxisë emocionet e disa nga fqinjëve tanë të cilët mund të reagojnë në mënyrë të pakontrolluar dhe të vendosin ndonjë kryq të përmasave gjigante në qendrën e qytetit e që politikanët shqiptarë dhe hoxhallarët nuk kanë kapacitete që ta zgjidhin.

Andaj do të ishte mirë që në radhë të parë opozita e PVD –ës të jetë me kreative në luftën ndaj të metave të partive në pushtet dhe të jetë më racionale ashtu siç ka ditur gjatë gjithë këtyre viteve dhe të mos lejoj që gabime të tilla të përsëriten. Hoxhallarët do të ishte mirë që të veprojnë si faktor njësues e jo të përçarë ta luftojnë njëri tjetrin, sepse nga dëshira për primat fetar mund të bëjnë gabime të pafalshme që rrezikojnë qenien e vetë besimtarëve të tyre.

Qendra e qytetit duhet të mbetet simbol i paqes dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare në mes të banorëve të saj, të cilit do nacionalitet qofshin. Organizimi i manifestimeve të tilla fetare duhet të bëhet në vend më pak të ndjeshme d.m.th. atje ku nuk lëndohen ndjenjat e të tjerëve dhe ku ekzistojnë kushte më të mira higjienike dhe infrastrukturore.

Cilado parti shqiptare dhe cilido hoxhallarë që vazhdon të shfrytëzoj qendrën e qytetit në të ardhmen për qëllime fetare, vazhdon t’i fryj zjarrit të mos tolerancës ndërfetare e si pasoj edhe asaj ndëretnike, e që tregon se ata janë kundër interesave të votuesve dhe besimtarëve të tyre, në të vërtet ata sikur janë në shërbim të dikujt tjetër që nuk e do paqen në vendin tonë.

 

Opinioni i autorit nuk paraqet qëndrimin edhe të redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI

FHKL: Myftiu nga Presheva kërcënoi kryetarin e Fondit
Fakulteti Ekonomik në Bujanoc dhe mësimi i gjuhës serbe, temë bisedimi mes Tors dhe Stankoviqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration