FHKL: Myftiu nga Presheva kërcënoi kryetarin e Fondit
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) përmes një kumtese të lëshuar në opinion thotë se kryetari i këtij fondi me seli në Zvicër, Xhelal Memeti, disa herë është kërcënuar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) për Preshevë, Fikret Limani.
Fondi në kumtesën e shpërndarë në mediat e Luginës thekson se kërcënimet i janë drejtuar kryetarit Xhelal Memeti në kohën që ky së bashku me anëtarin e kryesisë së Haxhi Avdi Osmanin po qëndronin në Luginë dhe me këtë rast kishin kërkuar ndihmën nga imami i KBI-së në Preshevë, që të përkrahet aksioni nga xhamitë e kësaj komune për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë.
Sipas njoftimit të FHKL ata më 22 korrik kishin marrë përgjigje negative sa i përket mbështetjes së aksionit humanitar, kurse më 24 korrik përmes telefonit thuhet se myftiu ka kërcënuar tre herë kryetarin e Fondit, Xhelal Memetin.
“Më 25.07.2014, ditë e premte, që kryesia e Fondit e kishte caktuar si ditë kur do të vizitoheshin xhamitë për grumbullimin e mjeteve, myftiu Fikret Limani, me mesazh (sms), kërcënon kryetarin e fondit se -nuk guxon me dal nëpër xhami me grumbullu mjete-“, thuhet në kumtesë.
Kjo organizatë me seli në Zvicër njofton se në xhamitë ku myftiu ushtron ndikimin e vet nuk u grumbulluan mjete, ndërsa pasoi edhe një kërcënim më 28 korrik.
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore dënon veprimin e myftiut duke e vlersuar s aspak të denjë për këtë detyrë që ushtron Limani.
FHKL thekson se deri më tani në aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deri në 30 shtëpi kanë arrit të përfundohen apo janë në fazën e fundit të punimeve./Titulli.com/
********************************************************************************************************************************************************
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore - Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Zürich – CH
Myftiu që kërcënon
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore në Zvicër qe më se një vit ka marrë vendim për ndërtimin e 100 shtëpive bashkëkombasëve tanë pa kulm mbi kokë në vendlindje.
Për këtë aksion të gjërë kryesia e fondit ka kërkuar mbështetje materiale nga të gjithë mërgimtarët tanë kudo që janë dhe nga do që vijnë. Mbështetje është kërkuar, dhe vazhdimisht do të kërkohet, edhe nga afaristë – biznesmen, e shoqata të organizuara, bashkësi të ndryshme.
Krejt kjo në mbrojtje dhe ruajtje të popullatës tonë në trojet tona etnike. Me këtë rast kryesia e fondit falënderon të gjithë ata që në çfarëdo mënyre, me të holla të gatshme, apo material ndërtimor, ndihmuan për ndërtimin e 30 shtëpive, pjesa dërmuese e të cilave kanë përfunduar.
Në korrik 2014 kryesia e fondit merr vendim që aktivitetin e grumbullimit të mjeteve materiale ta shtrijë edhe në xhamitë e bashkësive lokale, meqë ishte muaji i Shejtë i Ramazanit, duke i dhënë mundësinë edhe atyre bashkëkombasëve që ndoshta për arsyeja objektive deri tash nuk kanë pasë mundësi ti bashkangjiten këtij aksioni sa humanitar po aq edhe kombëtar.
Për këtë kryetari i fondit me anëtarë të kryesisë së pari i drejtohen Bashkësive Islame në Preshevë e Bujanoc.
Me 21.07.2014, kryetari i fondit Xhelal Memeti dhe anëtari i kryesisë Haxhi Avdi Osmani i drejtohen Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës për Preshevë, myftiut Fikret Limani, me qëllim që ky i fundit të ushtrojë ndikim në imamët e xhamive për mbështetje të aksionit.
Me 22 korrik myftiu jep përgjigje negative. Me 24 korrik, myftiu, përmes telefonit 3 (tri) herë kërcnon kryetarin e fondit.
Ndërsa me 25.07.2014, ditë e premte, që kryesia e fondit e kishte caktuar si ditë kur do të vizitoheshin xhamitë për grumbullimin e mjeteve, myftiu Fikret Limani, me mesazh (sms), kërcnon kryetarin e fondit se „nuk guxon me dal nëpër xhami me grumbullu mjete“.
Dhe në xhamitë ku ky „myfti“ ushtron ndikimin e vet me të vërtetë nuk u grumbulluan mejte. Myftiu i fuqishëm edhe ditën e Fitër Bajramit, me 28.07.2014, kërcnon kryetarin e fondit.
Shtrohet pyetja: Sa është i denjë ky person për ta ushtruar detyrën e një myftiu? Sa e din ky kuptimin (domethënien) e fjalës humanitet? Sa e din ky se çka don me thënë fjala « Islam » ?
Nga sjelljet e tij për rastin konkret që u tha më lartë konstatojmë: aspak i denjë për ta ushtruar detyrën e myftiut, aspak nuk e din dhe as i kupton fjalët « humanitet » dhe « Islam ». Në të kundërtën është i drejtuar nga qarqe tjera që nuk janë të sojit tonë.
Duhet ta dijmë dhe ta kuptojmë se realizimi i këtij projekti të fondit humanitar me moton « të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë », dhe të tjerëve në vijim, mvaret vetëm prej seriozitetit të angazhimit dhe kontributit tonë nëse duam që Kosovën Lindore ta kemi tonën.
26.08.2014
Kryesia e fondit – kryetari Xhelal Memeti, Z ü r i c h