Politika e largimit vazhdon, 100 nxënës më pak në shkollat shqipe të Luginës
Lokale

Politika e largimit vazhdon, 100 nxënës më pak në shkollat shqipe të Luginës

26.Jun.2017 12:22
0
Mungesa e teksteve mësimore dhe mos njohja e diplomave të Universiteteve të Kosovës, po ndikon drejtpërdrejt në largimin e popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës.

Pasojat më të mëdha po i përjetojnë shkollat, në të cilat sivjet janë regjistruar 100 nxënës më pak se në vitin e kaluar.

Përfaqësues të arsimit në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjës.

Gjatë regjistrimit për vitin shkollorë 2017/2018, në shkollat fillore janë regjistruar 100 nxënës më pak se në vitin e kaluar.

Zejni Fejzullahu, kryetar i Komisionit për Arsim, ka ftuar përfaqësuesit politik shqiptarë që të unifikohen për tejkalimin e problemeve që me decenie po i përjetojnë shqiptarët e kësaj zone, në mënyrë që siç është shprehur të ruhet substanca kombëtare në këto treva.

Fejzullahu, ka tërhequr vërejtjen se me zvogëlimin e numrit të nxënësve do të shuhen disa paralele, ndërkohë që do të rritet numri i tepricave teknologjike e me këtë edhe numri i të papunëve.

Një intervenim i shpejt i faktorëve relevant për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe asaj politike është më se i domosdoshëm në mënyrë që shqiptarët të qëndrojnë në këto troje thonë në Këshillin Nacional.

Humanizmi në vepër nga pronari i VM-Center, familja Jonuzi bëhet me shtëpi luksoze (Foto&Video)
Haziri u garanton nxënësve nga Lugina e Preshevës regjistrimin në shkollat e mesme të Gjilanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration