Haziri u garanton nxënësve nga Lugina e Preshevës regjistrimin në shkollat e mesme të Gjilanit
Lokale

26.Jun.2017 12:27
0
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar regjistrimin në shkollat e mesme profesionale për të nxënësit që vijnë nga Lugina e Preshevës, sepse siç ka thënë ai trajtimi për ta është obligim i njëjtë sikur për qytetarët e lindur në Gjilan.

Kryetari Haziri e bëri të ditur këtë në takimin që kishte me udhëheqësin e Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, në përkujtimin e 24 qershorit 1999, ditës kur 18 vjet më parë nga tri komuna shqiptare janë shpërngulur mijëra banorë që edhe sot e asaj dite nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Qytetarët e Kosovës Lindore, sot kanë bërë 18 vjet nga shpërngulja prej shtëpive të tyre. Derisa natyrshëm ata iu kanë gëzuar lirisë së Kosovës, fatkeqësisht kanë paguar çmimin e kësaj lirie me shpërngulje nga shtëpitë e tyre, si pasoj e dhunës së ushtruar nga pushteti serb. Ndërsa, sa i përket fëmijëve nga Lugina e Preshevës të cilët dëshirojnë të regjistrohen në shkollat e mesme, konkretisht në drejtimet profesionale, regjistrimin e kanë të garantuar pa asnjë kusht të vetëm, sepse ata i trajtojmë barabarsisht me fëmijët e lindur në Gjilan dhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Haziri më tej ka konfirmuar se angazhohet që këta qytetarë të shpërngulur, që numri më i madh i tyre është në Komunën e Gjilanit, të gëzojnë të gjitha të drejtat civile në Kosovën Lindore dhe natyrisht edhe në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra, ka thënë se krahas kujtimit dhe dhembjes para 18 vjetësh Gjilanin e kemi adresë të halleve dhe sukseseve.

“18 vjet më parë mijëra banorë të pafajshëm janë larguar nga prona dhe shtëpitë e tyre në Kosovën Lindore, si pasoj e dhunës së ushtruar nga pushteti serb. I gëzohemi jashtëzakonisht lajmit për regjistrimin e nxënësve të asaj ane në shkollat profesionale të Gjilanit. Kemi shpresë poashtu edhe në krijimin e kushteve për kthimin në vendlindjet tona”, ka thënë Kushtrim Kadriu.Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar regjistrimin në shkollat e mesme profesionale për të nxënësit që vijnë nga Kosova Lindore, sepse siç ka thënë ai trajtimi për ta është obligim i njëjtë sikur për qytetarët e lindur në Gjilan.
Kryetari Haziri e bëri të ditur këtë në takimin që kishte me udhëheqësin e Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, në përkujtimin e 24 qershorit 1999, ditës kur 18 vjet më parë nga tri komuna shqiptare janë shpërngulur mijëra banorë që edhe sot e asaj dite nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Qytetarët e Kosovës Lindore, sot kanë bërë 18 vjet nga shpërngulja prej shtëpive të tyre. Derisa natyrshëm ata iu kanë gëzuar lirisë së Kosovës, fatkeqësisht kanë paguar çmimin e kësaj lirie me shpërngulje nga shtëpitë e tyre, si pasoj e dhunës së ushtruar nga pushteti serb. Ndërsa, sa i përket fëmijëve nga Lugina e Preshevës të cilët dëshirojnë të regjistrohen në shkollat e mesme, konkretisht në drejtimet profesionale, regjistrimin e kanë të garantuar pa asnjë kusht të vetëm, sepse ata i trajtojmë barabarsisht me fëmijët e lindur në Gjilan dhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Haziri më tej ka konfirmuar se angazhohet që këta qytetarë të shpërngulur, që numri më i madh i tyre është në Komunën e Gjilanit, të gëzojnë të gjitha të drejtat civile në Kosovën Lindore dhe natyrisht edhe në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra, ka thënë se krahas kujtimit dhe dhembjes para 18 vjetësh Gjilanin e kemi adresë të halleve dhe sukseseve.

“18 vjet më parë mijëra banorë të pafajshëm janë larguar nga prona dhe shtëpitë e tyre në Kosovën Lindore, si pasoj e dhunës së ushtruar nga pushteti serb. I gëzohemi jashtëzakonisht lajmit për regjistrimin e nxënësve të asaj ane në shkollat profesionale të Gjilanit. Kemi shpresë poashtu edhe në krijimin e kushteve për kthimin në vendlindjet tona”, ka thënë Kushtrim Kadriu./2lonline/

Politika e largimit vazhdon, 100 nxënës më pak në shkollat shqipe të Luginës
Presheva shpall konkurs për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration