Policia ngrit kallëzim kundërvajtës ndaj vozitësit që u përmbysë Bujanoc
Policia e komunikacionit në Bujanoc dje ka ndaluar një 23 vjeçar nga rrethina e Bujanocit, thuhet në raportin e drejtorisë së Policisë në Vrajë, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij raporti ai ka vozitur veturën “Lada” me 1,74 promilë alkool në trup, e më pas ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përmbysur.
Ndaj tij është bërë kallëzim kundërvajtës nga Ligji për siguri në komunikacion./Titulli.com/