Policia lokale liron hapësirën gjelbëruese të zaptuar nga kafiteria në sheshin e Bujanocit
Në një aksion të përbashkët të policisë lokale, inspektorëve komunal të komunës së Bujanocit dhe makinerisë së ndërmarrjes "Komunali" është larguar terrasa e vendosur në hapësirën gjelbëruese të njërës nga kafiteritë në sheshin e qytetit.Pronari i kësaj kafiterie, Reshat Ajdini pronar deklaroi se largimi i dhunshëm i terrasës së kafiterisë së tij është bërë edhe pse ai ka komunikuar me përfaqësuesit e urbanizimit, shkruan Titulli.com.
“Nuk jam i vetmi uzurpator në sheshin e Bujanocit ka edhe uzurpatorë të tjerë por largimi i dhunshëm po bëhet tek ne. Kryeshefi i urbanizmit, Amir Xhaferi na kanë thënë të vendosim terrasën dhe se nuk mundet askush të na e largoj kurse sot po bëhet largimi e që kjo është thikë pas shpine”, u shpreh i mllfesour Ajdini.
Ai theksoi se ka kërkuar leje nga organet komunale për përdorimin e hapësirës gjelbëruese si pjesë e terrasës së kafiterisë mirëpo nuk kishte marrë përgjigje.
Kryeshefi i departamentit të inspeksionit komunal Agim Rashiti, kishte njoftuar pronarin e kafiterisë para 1 jave se ekzekutimi është planifikuar për 26 Qershor me ndihmën e policisë dhe mekanizmit të “Komunalisë”.
Redaksia e Titulli.com kishte shkruar për zaptimin e hapësirave gjelbëruese në sheshin e qytetit dhe komuna ka reaguar sipas rregullave për përdorimin e terraseve në hapësirat publike.
Pronari i kafiterisë tjetër që kishte zaptuar hapësirën gjelbëruese në sheshin e qytetit kishte liruar vetë atë hapësirë duke larguar terrasën e improvizuar./Titulli.com/
Zaptohen hapësirat gjelbëruese të sheshit në Bujanoc, komuna të reagojë?
Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme