Policia ka bastisur shtëpinë një ish ushtari të UÇPMB-së në Preshevë
Lokale

Policia ka bastisur shtëpinë një ish ushtari të UÇPMB-së në Preshevë

05.Jan.2019 20:53
0

Policia e Serbisë vetëm në muajin dhjetor i ka kryer disa bastisje në Luginën e Preshevës, mes shtëpive të bastisura, janë ato të një ish ushtari të UÇPMB-së dhe të një dëshmori.

Këtë lajm e ka konfirmuar për inFokus, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Ragmi Mustafa.

Ai i ka quajtur këto bastisje si presion ndaj qytetarëve.

“Deri tash kanë ndodhur edhe disa bastisje në dy – tre vende gjatë muajit dhjetor. Policia ka pasur urdhëresë për t’i bastisur dhe ne nuk kemi marrë sqarime. Një ka shtëpi e bastisur ka qenë familje e një dëshmori, kurse tjetra ish-ushtari të UÇPMB-së”, ka treguar Mustafa.

Gjithë këto bastisje, ai i ka konsideruar si presion ndaj qytetarëve të Preshevës, duke theksuar se atje janë shtuar edhe forcat militare serbe, të cilat në mënyrë periodike po e kontrollojnë trafikun rrugor.

E qytetarët atje, Mustafa tregon se janë në një paqartësi të madhe.

“Në këto momente që po flasim sa i përket gjendjes ekziston një paqartësi e madhe, njerëzit nuk e kanë të qartë se çka do të ndodhë. Shumë shpresojnë se do të ndryshojë gjendja e shqiptarëve të Preshevës”, ka deklaruar Mustafa.

Gazeta inFokus më herët ka publikuar një letër, të cilën përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës ia kanë dërguar ndërmjetësueses së dialogut Kosovë Serbi, Frederica Mogherini, Presidentit Hashim Thaçi, e kryesuesve të grupit negociator, Fatmir Limajt e Shpend Ahmetit.

       

Kurti takon përfaqësues të kuvendit komunal të Preshevës, i do preshevarët në ekipin negociator
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration