Policia arreston 3 persona në Bujanoc për dyshime të drogës dhe peshores
Pjesëtarët e policisë në Vrajë kanë arrestuar 3 persona nga komuna e Bujanoci R.S. (1976), T.SH. (1996) dhe XH.L. (1992) me dyshimin se kanë kryer vepër penale për prodhim ilegal të drogës dhe narkotikëve.
“R.S dyshohet se më 1 prill të këtij viti në territorin e Bujanocit ka shitur 617 gram marihuanë T.SH dhe XH.L. Policia me shpejtësi në veturën e tipit “Pasat” me tabela të Bujanocit që kanë vozitur T.SH dhe XH.L kanë gjetur drogë dhe një peshore për matje precise”, thuhet të raportin e policisë së drejtorisë në Vrajë, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij raporti me urdhër të zëvendës prokurorit të Gjykatës së Lartë në Vrajë të dyshuarve I është caktuar paraburgimi deri në 48 orë dhe pastaj do të sillen në prokuroi për kallëzim penal./Titulli.com/