Poeti nga Medvegja: Romani, ëndërr e mbetur e parealizuar
Intervistë me autorin e romanit "Misteret e një dashurie", Rrahman Hyseni, poet e krijues nga komuna e Medvegjës.Çfarë misteresh janë këto që keni trajtuar në romanin tënd “ Misteret e një dashurie”?
Romani “Misteret e një dashurie”, trajton një tematikë të gjerë të dashurisë mes personazheve përfshinë. Ëndrra, pasione, dëshira, ëndërr e mbetur e parealizuar nga vitet që ranë në gojën e së keqës duke i gllabëruar momentet, ngul dhëmbin e tërbimit, por s’i bindet një jete të urdhëruar mes ferrit, të krijuar nga ozurpues, pas dekadave gjen liri në “misteret e një dashurie “,realizim ëndrre të dëshirës. Të gjitha këto mistere të një dashurie.
Në fillim të romanit keni përmendur zanat e malit, që janë personazhe mitologjike, tipike shqiptare. Çfarë lidhjesh kanë këto në ndërtimin e romanit, i cili trajton edhe një jetë moderne të personazheve?
Është e vërtetë se zanat e malit janë personazhe mitologjike shqiptare, mirëpo arsyeja që unë e kam trajtuar në roman, është se doja të bëja një ndërlidhje mes kohësh dhe janë vlera të letërsisë tonë!
Ku zhvillohet ngjarja?
Ngjarja zhvillohet në disa vende duke filluar nga fshati i kryepersonazhit, Enit dhe vazhdon të zhvillohet edhe në vendet që janë të panjohura për vet personazhet, p.sh siç është ajo në kasollen e mbyllur.
A janë personazhet reale, apo i keni imagjinuar?
Personazhet janë të krijuara nga unë!
Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni në këtë kohë përmes tij?
Mesazhi është që asnjë njeri të mos dashurojë me ego dhe të mos mundohet me dhunë ta përfitoj tjetrin, siç bën kryeprotagonisti i romanit, Eni. Është shumë veti pozitive. Ai shpreh gatishmërinë t’i shkojë në ndihmë secilit, nëse i kanoset rreziku. Ai dëshiron që secili të jetojë i lirë dhe të mos e rrezikojë tjetrin. Secili të gëzojë të drejtat dhe lirinë e vet, etj.
Jeni shumë aktiv. Nuk ndaleni asnjehëre. Sapo keni botuar romanin, e ndërkohë keni marrë një iniciativë për botimin e një libri tjetër, që do të jetë grup autorësh, por me poezi kushtuar vetëm nënës. Çfarë ju shtyri ta bëni këtë?
Duke ditur rëndësinë, peshën dhe vlerën e një qenie siç është nëna, atëherë mora këtë inciativë dhe mendoj ta botojë pikërisht në përvjetorin e parë, pasi ajo iku në amshim më 20 maj 2016.
Pse jo në prozë përshembull, por me peozi?
Sepse për mua poezia është dashuri. Jo se nuk kamë shkruar edhe prozë, por unë mendoj se njeriu nuk mund të shkruaj nëse i imponohet të shkruaj. Ndoshta në një mënyrë mund “të thur vargje”, por pa efekt. Andaj, unë mendoj se te secili shkrimtar dhe poet, është burimi shpirtëror ai që e shtyn drejt shkrimit. Nga frymëzimi nxjerr në pah atë që ndjen.
Ju njiheni si poet, e jo si prozator. Si u prit romani juaj?
Pasi jemi në javën e parë nga dalja në dritë e romanit tim, u prit shumë mirë edhe nga lexusi dhe nga kritika letrare. Sipas vlersimit të tyre romani ka vlerën që do t’i rezistojë kohës.
A do ta promovoni?
Pasi jam shumë i ngarkuar për momentin, promovimin do ta mendojë më vonë pasi shumë promovime të librave të m’i i kam bërë në Prishtinë, Shqipëri dhe Zvicër.
Merrni pjesë në shumë aktivitete letrare nëpër viset shqiptare. A jeni i kënaqur me organizimet?
Pjesërisht jam i kënaqur ngase unë si krijues mendoj se mund t’i jepet më shumë përkushtim organizimeve letrare dhe gjithashtu do të duhej të përkraheshin më shumë krijuesit e rinj.
Keni marrë shumë shpërblime për poezi. Cilin nga çmimet e vlerësoni më së shumti edhe pse secili çmim është vlerësim për punën tuaj?
Të gjitha çmimet dhe mirënjohjet për mua kanë rëndësi të veçantë ngase vet organizimet e tilla kanë qenë të rëndësishme.
Jeni nga Lugina e Preshevës. Cilat janë problemet me të cilat përballet më së shumti komuniteti i shkrimtarëve atje?
Edhe pse me vështërsi, Shoqata e Shkrimëtarëve “Feniks” për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mundohet me forcat e veta të bëjë aktivitete, orë letrare në shkolla, përurime veprash etj, vlen të theksoj se tani është viti i tretë që kemi mbajtur orë letrare edhe në shkollat e Medvegjës.
Dicka për fund?
Dua t’i falenderoj bashkëpunëtorët që më ndihmuan në realizimin e romanit tim Redaktorët: Vera Istrefaj dhe Lulzim Hajdarin. Recensentët: Flora Brovinën dhe prof.Zymer Mehanin si dhe lektoren Vera Pelaj. Poashtu edhe Albert Zukën, i cili u përkujdes për ballinën e librit. Krejt në fund them se libri dhe leximi janë dritë. Shumë faleminderit për hapësirën e ndarë që edhe ne nga Kosova Lindore, të shpalosim sa do pak krijmtarinë tonë letrare./Vizioni.info/