Kosova miraton vendimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë
Lokale

Kosova miraton vendimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

28.Apr.2017 17:50
0
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit "Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë".

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, theksoi se zhvillimi i Autostradës Prishtinë -Gjilan-Dheu i Bardhë paraqet një projekt me rëndësi në rrjetin infrastrukturor.

“Ky drejtim rrugor lidhet me drejtimet kryesor rrugore të Evropës Juglindore, Autostradën 6 Prishtinë-Hani i Elezit dhe Autostradën 7 Morinë- Merdar, si dhe me korridorin e 10 në Serbi. Ministria e Infrastrukturës është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë", thuhet në kumtesën e lëshuar për media.

 

 

Situatë e qetë në Luginë të Preshevës pas trazirave në Maqedoni
Poeti nga Medvegja: Romani, ëndërr e mbetur e parealizuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration