Poeti nga Lugina në libraritë e njohura amerikane, prezanton kulturën shqiptare
Krijimtaria poetike e Adnan Mehmetit nga Lugina vazhdon të depërtojë fuqishëm edhe në shtëpitë botuese amerikane.
Shtëpia e njohur botuese amerikane “TATE PUBLISHING”, botoi një përzgjedhje të poezive të tij në gjuhën angleze “Amidst” që në shqip do të thotë “Në mes”.
Poeti që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka botu libra me poezi që japin një përjetim të thellë të nostalgjisë për identitetin kombëtar, jetesës në vendlindje me rrethinë duke ofruar një larmi të poezisë që prek ndjenjat e lexuesit të devotshëm.
Libri i fundit me poezi në gjuhën angleze “Amidst” mundë të gjendet në libraritë e njohura amerikane në 50 shtetet e saja, duke përfshirë libraritë e njohura Barnes & Noble, Amazone dhe të kërkoni librin e poetit nga Lugina.
Lexuesit e interesuar nga Amerika, Evropa, por edhe nga viset shqiptare, librin “Amidst” të Adnan Mehmetit mund ta blejnë duke porositur për të ardhur direkt libri në shtëpi ose të blejnë përmes sistemit të leximit online e-Book.
Veprimtaria e autorit është një sukses që vërtet na gëzon dhe na nderon të gjithëve në Luginë e mbarë botën shqiptare, andaj edhe pse ka arritur famë përmes punës së zellshme ai është njeri që ruan thjeshtësinë duke qenë i hapur për komunikim me lexuesit kudoqofshin ata .
Mehmeti thotë se largësia e as oqeani që na ndanë nuk është pengesë për të zhvilluar një dialog me lexuesit për ndjenjat e shprehura në poezi dhe për tema të ndryshme me interes letrarë.
Në biografinë e librit të autorit Mehmeti, mes tjerash lexuesi amerikan do të mësojë më shumë për vendin e lindjes Luginën e Preshevës dhe veprimtarinë letrare e publicistike të autorit që për dy dekada jeton në Amerikë.
Libri me përmbledhje të poezive “Amidst” e pa dritën e botimit në fillim të këtij viti duke bërë jehonë të madhe në botën letrare.
Mehmeti, udhëheq Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe gjatë manifestimeve të ndryshme kulturore e promovimeve të krijimtarisë letrare shqiptare është shprehur se shkrimtarët Shqiptaro –Amerikanë janë trashëgimtarë të traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar në Diasporë.
Adnan Mehmeti deri më tani ka botuar këto libra “Bota e mendimeve” aforizma, “Diellin e kam futur në xhep”, poezi, “Ikje nga vetmia” poema, “Leave dhe door open” , poezi në anglisht, “Gjekë Marinaj më shumë se poet”, publicistikë, dhe “Deti në mes”, poezi.
Shkrimtari e poeti, Adnan Mehmeti uron që sukseset dhe puna e tij të shërbej edhe si forcë shtytëse për krijimtarinë nga gjeneratat e reja në Luginë që do të jenë në të ardhmen ambasadorë të kulturës shqiptare nëpër botë./Titulli.com/