Planifikohet rritja e shujtave nga Kryqi i Kuq për 600 persona në Preshevë
Në ambientet e kryqit të kuq në Preshevë përgatitet ushqim për 400 shfrytëzues në fshatrat e thellë dhe me kushte të vështira sociale.Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate në Preshevë ka kapacitet për 1200 persona shujta ditore, transmeton Titulli.com.
“Me kryqin e kuq dhe strukturat e qeverisjes lokale do të shohim mundësinë e rritjes së programit në 600 persona që është e rëndësishme”, ka thënë për RTS Amet Alimi nga Kryqi i Kuq në Preshevë.
Përfitues të shujtës ditore nga Kryqi Kuq janë banorët e Preshevës, stacionit hekurudhorë, Slavujevc, Svinjisht, Miratoc, Maxhere dhe përfitojnë shqiptarë, serb dhe romë me gjendje të rëndës sociale./Titulli.com/