Plani shtatë pikësh i harruar për Luginën e Preshevës, bisedimet me Beogradin të bllokuara (video)
Lokale

Plani shtatë pikësh i harruar për Luginën e Preshevës, bisedimet me Beogradin të bllokuara (video)

10.Jul.2016 21:24
0
Si pasoj e ndërprerjes së dialogut mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës dhe qeveritarëve serb në Beograd, të drejtat e shqiptarëve në këtë zonë mbeten jo të plotësuara.

Ndërsa plani shtatë pikësh i hartuar si platformë për negociata është i pranuar edhe nga qeveritarët serb, janë pikërisht ata që e kanë ndërprerë procesin e bisedimeve.

Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin serb, Fatmir Hasani, ka kërkuar vazhdimin e negociatave për jetësimin e shtatë kërkesave të shqiptarëve.

Kryetari i këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Jonuz Musliu, duke e parë trysnin si zgjidhje të të gjitha problemeve ka kërkuar nga qeveritarët kosovarë aplikimin e reciprocitetit.

Sipas Gazmend Arifit të Qendrës Europiane të Luginës, fajtor për ndërprerje të bisedimeve është Qeveria e Serbisë, por nuk duhet amnistuar edhe klasën politike shqiptare, mes së cilës janë vërejtur divergjenca të shumta.

“Plani shtatë pikësh” i paraparë si platformë e palës shqiptare për bisedime përmban kërkesën për përfaqësim të shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të tri komunave, përdorimin zyrtar të gjuhës, alfabetit dhe simboleve kombëtare shqiptare, decentralizimin e gjyqësorit, arsimit, kulturës, medias, shëndetësisë. si dhe mbrojtjes sociale e sigurisë, si dhe masat për krijimin e besimit në këtë rajon./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/

Mërgimtarët "mbajnë gjallë" Luginën e Preshevës (video)
Apel për ndihmë familjes Iseni nga fshati Geraj të komunës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration