Plani shtatë pikësh i harruar për Luginën e Preshevës, bisedimet me Beogradin të bllokuara (video)
Si pasoj e ndërprerjes së dialogut mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës dhe qeveritarëve serb në Beograd, të drejtat e shqiptarëve në këtë zonë mbeten jo të plotësuara.Ndërsa plani shtatë pikësh i hartuar si platformë për negociata është i pranuar edhe nga qeveritarët serb, janë pikërisht ata që e kanë ndërprerë procesin e bisedimeve.
Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin serb, Fatmir Hasani, ka kërkuar vazhdimin e negociatave për jetësimin e shtatë kërkesave të shqiptarëve.
Kryetari i këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Jonuz Musliu, duke e parë trysnin si zgjidhje të të gjitha problemeve ka kërkuar nga qeveritarët kosovarë aplikimin e reciprocitetit.
Sipas Gazmend Arifit të Qendrës Europiane të Luginës, fajtor për ndërprerje të bisedimeve është Qeveria e Serbisë, por nuk duhet amnistuar edhe klasën politike shqiptare, mes së cilës janë vërejtur divergjenca të shumta.
“Plani shtatë pikësh” i paraparë si platformë e palës shqiptare për bisedime përmban kërkesën për përfaqësim të shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të tri komunave, përdorimin zyrtar të gjuhës, alfabetit dhe simboleve kombëtare shqiptare, decentralizimin e gjyqësorit, arsimit, kulturës, medias, shëndetësisë. si dhe mbrojtjes sociale e sigurisë, si dhe masat për krijimin e besimit në këtë rajon./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/