Pikat kufitare në dalje të Kosovës të stërngarkuara
Lokale

Pikat kufitare në dalje të Kosovës të stërngarkuara

09.Jan.2022 10:21
0

Që nga mëngjesi i së shtunës, kolona të gjata pasur nëpër disa pika kufitare. Mbi katër orë kanë pritur qytetarët për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.

“Jam duke shkuar drejt për Gjermani, kam pritur tri orë. Nganjëherë ndodh që duhet të presim po ç’të bëjmë”, ka thënë Muhamet Haliti.

“Katër-pesë orë. Po shkojmë në Itali. Kjo pritje na bën të ndihemi shumë keq, është shumë lodhje. Po kthehemi për andej e të presim 4-5 orë është katastrofë”, ka thënë Liridon Etemi. 

Madje, ka pasur edhe mërgimtarë që kanë treguar se familjarët e tyre e kanë mbajtur radhën nga mëngjesi, që pastaj t’ua lirojnë.

“Unë për vete sapo erdha, por vëllai është duke pritur tash e katër orë. Ma ka zënë rendin. Kështu që sapo erdha, por katër orë i ka pritje. Për fëmijë është kohë shumë e gjatë sepse për fëmijë, po e shihni mbrapa ku është, të pres është diçka marramendëse”, ka thënë Dalip Isufi.

Policia ka theksuar se nuk e menaxhon e vetme pikën kufitare të Merdarit. 

“Lidhur me pyetjet e parashtruara nga ana juaj, u njoftojmë se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për trajtim të procedurave gjatë kalimeve kufitare, duke mos u bërë shkak i pritjeve në kufi. Por, duhet të kihet parasysh se udhëtarët ndër-kufitar duhet të kalojnë në procedura kufitarë në dy kufij”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, gjatë pasdites së të premtes pritjet në këtë pikë janë shkurtuar për gjysmë ore.

Ndërkohë, pika të tjera të ngarkuara kanë qenë edhe Dheu i Bardhë me mbi katër orë e gjysmë pritje dhe mbi tri orë i kanë kaluar Muçibaba, Mutivoda dhe Jarinja.

KKSH dhe "Vatra": Iniciativa e presidentes për shtetësi të Kosovës për qytetarët e Luginës vonuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration