Pesë orë bisedime në takimin që quhet “përgatitor”
Lokale

Pesë orë bisedime në takimin që quhet “përgatitor”

25.Feb.2013 19:40
0
Përfundoi takimi mes përfaqësuesve politik shqiptar të Luginës dhe atij të Qeverisë së Serbisë, Zoran Stankoviq. Lugina sot ka filluar rrugëtimin e gjatë të bisedimeve me autoritet e Beogradit  për të zgjidhur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët që jetojnë në Serbi. Takimi i parë zgjati pesë orë ndërsa palët thanë se ky ishte vetëm takim përgatitor, për të vazhduar me të tjerë. Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin  e Serbisë Riza Halimi, pas takimit tha se është biseduar më tepër se si do të realizohen të drejtat e shqiptarëve. “Në këtë takim që është më shumë i natyrës përgatitore janë diskutuar të gjitha temat, të gjitha problemet jetësore me të cilat shqiptarët ballafaqohen, është diskutuar edhe më tepër se si mund të realizohen ato”, është shprehur Halimi, raporton Titulli. Ai ka thënë se në takimet e radhës do të bisedohet më drejtpërsëdrejti për zgjidhjen e problemeve, ndërsa sot i është dorëzuar OSBE-së dhe Qeverisë së Serbisë një dokument i përpiluar nga përfaqësuesit politik shqiptar. Duke folur për përfaqësuesit e Beogradit në këto bisedime, Halimi ka thënë se në periudhën vijuese në duhet të kyçet niveli më i lartë i Qeverisë së Serbisë. Zoran Stankoviq nga Trupi koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  i cili përfaqësoi Beogradin, tha se sot kemi biseduar me liderët shqiptar rreth kërkesave që ata i kanë parashtruar Republikës së Serbisë. “Jemi dakorduar që të gjitha çështjet e paraqitura sot në takim të zgjidhen në kuadër të organeve të Republikës së Serbisë, që Qeveria e Serbisë së bashku me Ministritë e saj dhe Trupin Koordinues të kryejë bisedimet për pyetjet që ishin në rend të ditës, dhe se në periudhën e mëvonshme të caktohet dinamika e bashkëbisedimeve për zgjidhjen e të gjitha problemeve”, është shprehur Stankoviq i cili pret që takimi i radhës të realizohet për një muaj kur edhe sipas tij do të jetë situata më e qartë për të gjitha pyetjet që është biseduar sot. “Ajo që është prioritet janë aktivitet aktuale që i përkasin jetës dhe punës së njerëzve në këtë rajon, para së gjithash përfundimi i maternitetit në Preshevë, fillimi dhe përfundimi i ndërtimit të ndërtesës së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, bursat për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët që do të regjistrohen në fakultete, si dhe inicimi për të filluar prodhimin në disa organizata punuese në Bujanoc dhe Preshevë”, ka thënë Stankoviq. Kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit takimin e kanë vlerësuar shumë konstruktiv. “Inkuadrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, çështja e arsimit, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip, simbolit kombëtare, të sigurisë, ku përfshihen edhe problemet aktuale që i kishim në janar të këtij viti, dy lapidar që janë kontestues, ai në Preshevë i marrë nga Beogradi dhe ky që është në Lluçan. Me një siguri të madhe do të bisedohen edhe temat e karakterit të zhvillimit ekonomik dhe janë prekur edhe shumë fusha tjera,” tha pas takimit kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili pret që këto bisedime të zgjasin deri në fund të këtij viti. Homologu i tij, kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se pala shqiptare sot e ka dorëzuar një dokument me kërkesa, mirëpo në të njëjtën kohë e ka pranuar një edhe nga pala serbe. “Siç e dini subjektet politike shqiptare e  kanë përpiluar një dokument të cilin ia kanë dorëzuar Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe në anën tjetër kemi marrë një dokument nga ana e Trupit Koordinues (Qeveria) për të cilët në të ardhmen do të duhet të bisedojmë. Sot asgjë konkrete nuk jemi dakorduar, përveç se ka qenë një takim përgatitor që në të ardhmen të bisedojmë në shumë fusha,” ka përfunduar Arifi. Takimi i sotëm filloi në orën 12h në zyrën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), ndërsa u ndërmjetësua nga shefi i kësaj zyre në Bujanoc, Erik Manton./Titulli.com/
"Flamurin do ta vendosim në godinën e KKSH-së"
Arifi: Stankoviq s'është zgjidhje, s'ka ndikim në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration