Përvoja e Barcelonës promovohet në Bujanoc
Lokale

Përvoja e Barcelonës promovohet në Bujanoc

15.Feb.2013 16:11
0
Zyra për të Rinj pranë komunës së Bujanocit sot ka organizuar një takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë komunë dhe mysafirët nga Barcelona e Zagrebi. Takimi kishte për qëllim njoftimin me aktivitetet që po mbahen nga organizatat vendore si dhe mënyrën se si ato të organizohen dhe realizojnë projektet në mënyrë më të suksesshme. E veçanta e këtij takimi ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve nga rajoni, si Zagrebi i Kroacisë dhe Barcelona e Spanjës. Anna Valldaperas nga Spanja, mentore internacionale e projekteve për të rinj, pjesëmarrësve të këtij takimi i shpjegoi rreth mënyrës së organizimit në Barcelonë dhe Zagreb si dhe krahasimin me mënyrën e funksionimit të organizatave të rajonit. Sipas Koordinatorit të Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Isuf Hasani, ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e ideve në mënyrë që në të ardhmen organizatat që veprojnë në Bujanoc të kenë ide dhe vizion ndryshe për të realizuar projekte me rëndësi për këtë komunë. Në takimin e sotëm me aktivistët nga Spanja dhe Kroacia morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë rajon./Titulli.com/ Zyra-per-te-rinj2 Zyra-per-te-rinj3
Lugina në Prishtinë për Pavarësi
Spektri dhe Titulli do të veprojnë bashkërisht
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration