Përshëndetet me PVD-në, kalon në PD (video)
Lokale

Përshëndetet me PVD-në, kalon në PD (video)

09.Feb.2013 07:40
0
Në mbledhjen e mbajtur të premten në Tërnoc, Partia Demokratike (PD) ka shpërndarë librezat edhe për dy anëtarë të rinj. Në mbledhjen e nëndegës së PD-së në fshatin Tërnoc e udhëhequr nga kryetari i saj Bajram Hasani, në të cilën u diskutua për situatën e sigurisë dhe politike pas ngjarjeve të fundit në Luginë, u shfrytëzua edhe për pranimin e dy qytetarëve në radhët e këtij subjekti politik shqiptarë që vepron në Komunën e Bujanocit. Ishte kryetar i komunës dhe i PD-së, Nagip Arif, i cili ndau librezat anëtarëve të rinj, Nasim Rexhepit, tani më ish anëtar i nëndegës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Tërnoc si dhe Merdina Fejzullahut. Kryetari i Forumit Rinor të këtij subjekti politik, Arbër Pajaziti, në prononcimin për media tha se në mbledhjen që filloi në orën 20h u diskutua rreth situatës së krijuar në Luginë pas heqjes së Lapidarit në Preshevë si dhe protestave të mbajtura, duke nënvizuar se faktori ndërkombëtar ka ndihmuar në qetësimin e situatës së krijuar. Pajaziti foli edhe për interesimin e qytetarëve për t’u anëtarësuar në këtë parti shqiptare, me ç’rast theksoi se në mbledhjen e nëndegës në radhët e saj aderuan edhe dy anëtarë të rinj. Partia Demokratike është subjekti më i ri politik në Komunën e Bujanocit. Për herë të parë, në skenën shumëpartiake të kësaj komune, kjo parti njëvjeçare ka arritur t’i fitojë zgjedhjet lokale të cilat janë mbajtur më 6 maj të vitit 2012./Titulli.com/ http://youtu.be/TEdZmCVktBg
“Tërmet” në radhët e opozitës në Bujanoc
Thaçi qortoi me vend, por Dacici nuk "ndalej"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration