Përplasje për statusin e veteranit të UÇPMB-së, Musliu: Ata që dolën në protestë janë profitera (video)
Lokale

Përplasje për statusin e veteranit të UÇPMB-së, Musliu: Ata që dolën në protestë janë profitera (video)

10.Jan.2019 09:23
0

Kundërthënie mes ish-ushtarëve të UÇPMB-së të cilët protestuan dje për të marrë statusin e veteranit të luftës. Derisa ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu thotë se ata që protestuan janë vetëm profitera, Kryetari i OVL-së në Bujanoc thotë se ata që kanë aplikuar janë pajisur me statusin e veteranit.

Të martën para Qeverisë së Kosovës protestuan disa ish-ushtarë të UÇPMB-së,  të cilëve nuk u është njohur statusi i veteranit të luftës. Njëri nga veteranët ka thënë se fajtor për mos marrjen e këtij statusi, është ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu.

 

“Le të drejtohen aty ku është vendi. Sigurisht se do të pajisen me statusin e veteranit sepse nuk varet nga unë. Unë e di që jo njëqind, po janë njëmijë djem të mirë që nuk e kanë statusin e veteranit, por jo si ata profitarët që kanë dalë [në protesta]. E them haptazi se Shefket Musliu nuk jep nënshkrim për profiterat, dezertorët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shefket Musliu, përcjell Telegrafi

Në anën tjetër kryetari i OVL-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu, thotë se ata që i janë drejtuar OVL-së kanë marrë statusin e veteranit. Ai shtoi  se ka raste që kanë tentuar të bëjnë keqpërdorime më këto statuse.

“Si organizatë veprojmë në Bujanoc. Çdokush që ka sjellë dokument, ka aplikuar te organizata e Veteranëve të Luftës është i pajisur me statusin e veteranit. Në atë dokument shihet edhe nënshkrimi i Kryetarit të OVL-së dhe Komandantit të Përgjithshëm të UÇPMB-së. Të gjithë ata që janë munduar që përmes mënyrave tjera të marrin statusin e veteranit, kanë dështuar”, tha Bejtullahu.

Në protestën e së martës u tha se janë mbi 100 ish- ushtarë që nuk po i njihet statusi. /RTV Dukagjini

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration