Përpjekje për tensione ndëretnike në Bujanoc, me fjalën “shiptari” fillon fyerja
Lokale

Përpjekje për tensione ndëretnike në Bujanoc, me fjalën “shiptari” fillon fyerja

19.Sep.2018 11:29
0

Në seancën e pestë të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, u bënë përpjekje që të nxiten tensionet ndëretnike në mes të serbëve dhe shqiptarëve, shkruan Titulli.com.

Trajko Trajkoviç nga radhët e këshilltarëve në listën e Partisë Përparimtare Serb në kuvendin komunal tentoi që të nxis tensione ndëretnike duke iu referuar shqiptarëve si “shiptari” në momentin që ai ishte në foltore duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në mes  të Serbisë dhe Kosovës.

“Komuna e Bujanocit është një vend ku jetojnë serbët, romët dhe “shiptari” dhe  unë dua të dij se cilët janë qëndrimet rreth zhvillimeve të fundit politik”, u shpreh mes tjerash këshilltari Trajkoviq.

Ai theksoi se mund të vij një koha  kur shqiptarët do të largohen nga Bujanoci siç janë larguar serbët nga Prishtina  brenda një nate 40 mijë serb.

 I menjëhershëm ishte reagimi i të gjithë këshilltarëve shqiptarë rreth frazës nacionaliste të përmendur nga Trajko Trajkoviç dhe kërkuan që ai të kërkoj falje gjë të cilën nuk e bëri, përcjell Titulli.com.

Jeton Nexhibi, këshilltarë komunal duke i reaguar për frazën ofenduese “shiptari”  kërkoi nga foltorja e kuvendit komunal që Tajkoviq të distancohet nga shprehjet tilla të cilat mundë të nxisin tensione ndëretnike dhe të kërkoje falje.

Trajko Trajkoviq për disa mandate nga vitit 2002 ka qenë këshilltarë në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit dhe në opinion njihet si person politik që shpesh  ka bërë përpjekje për tensione  në kuvendin komunal mes shqiptarëve dhe serbëve./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration