Përfundonjë aktivitetet “Ditët e Komandant Lleshit”
Me mbajtjen e akademisë përkujtimore të organizuar në shtëpinë e kulturës në Bujanoc përfunduan aktivitetet për dëshmorët e rënë të UÇPMB-së në kuadër “Ditët e Komandant Lleshit”.
Në këtë solemnitet morën pjesë familjarë, invalid, veteranë dhe përfaqësues politik të cilët vlerësuan se sakricia e dëshmorëve kontribuoi në përmirësimin e vogël të pozitës sonë por jetësimi i vullnetit të tyre akoma nuk është përmbushur.
Në 18 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi është inauguruar edhe Muzeu në Tërnoc.
Gjithashtu gjatë këtyre aktiviteteve në fshatin Konçul është mbajtur akademi përkujtimore “Ditët e Vehbi Rexhepit” dhë janë vendosur kurora lulesh tek varri i tij./Titulli.com/