Përfundon takimi urgjent, librat mbeten “nën arrest”
Lokale

Përfundon takimi urgjent, librat mbeten “nën arrest”

13.Nov.2013 22:36
0
Liderët politik shqiptarë kanë përfunduar takimin urgjent të zhvilluar në orët e mbrëmjes në zyrat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Bujanoc. Spektri politik shqiptar i Luginës biseduan me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, nga i cili kërkuan kthimin e librave të konfiskuara në shkollën “Zenel Ajdini”, në Raincë të Preshevës. Takimi i cili zgjati mbi dy orë nuk dha rezultate konkrete, derisa kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas takimit i tha gazetarit të portalit Titulli.com se librat e konfiskuara “mbetet nën arrest”. “Biseduam në lidhje me tekstet mësimore të konfiskuara në shkollën fillore “Zenel Ajdini” në Raincë, me shpresë se librat, përkatësisht tekstet shkollore për nxënësit e klasës së parë deri në të katërtën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të lirohen sa më shpejt”, u shpreh Mustafa. Nga ana tjetër kryetari i Trupit Koordinues për këto tri komuna, Zoran Stankoviq, gjatë prononcimit për media tha se janë marrë vesh që ligji të respektohet së bashku me procedurat. “Jemi marrë vesh që ligjet e këtij shteti duhet të respektohen, ndërsa procedura për prurjen e librave nga Shqipëria në këto hapësira mund të bëhet sikur deri më tani, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili duhet të japë propozimet të cilat i dërgohen Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ku inspektorët përgjegjës shikojnë propozimet dhe më pas Ministri lejon përdorimin e atyre librave”, tha Stankoviq. Gjatë këtij takimi, i cili, siç mësohet është mbajt me kërkesë të palës shqiptare, u bisedua edhe për gjyqësinë, shpërndarjen e rrjetit të ri të gjyqësisë, gjyqeve themelore dhe prokurorive themelore, të cilat para se të themelohet në komunat e Luginës, paraprijnë ndryshimet e nevojshme, që së shpejti pritet të aprovohen në Parlamentin e Serbisë./Titulli.com/
Ambasadori Heinz Wilhelm qëndron në KKSH
Pas pesë viteve kthehen të pafajshëm në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration