Përfundon rivotimi: “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” në pritje të rezultatit zyrtar
Përfundon procesi i rivotimit në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit për zgjedhjet parlamentare, shkruan Titulli.com.
Sipas informacioneve jozyrtare lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i ka marrë 686 vota ndërsa për të fituar një mandat në parlamentin e Serbisë akoma nuk është konfirmuar nga Komisioni Republikan Zgjedhorë.
Rezultatet preliminare jepen nga Komisioni Komunal Zgjedhorë i komunës së Bujanocit.
Në zgjedhjet e 3 prillit lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar 9.630 vota dhe sipas paralajmërimeve i duheshin edhe 400 vota për tu bërë pjesë e parlamentit të Serbisë./Titulli.com/