Lokale
Përfundon legalizimi, objektet pa leje rrezikohen nga ‘asfalti’!
Sot ka përfunduar afati për paraqitjen e kërkesave për legalizim të objekteve të cilat nuk kanë leje ndërtimi, apo përdorimi.
[caption id="attachment_106177" align="alignleft" width="286"] Plator Rexhepi[/caption]
Drejtoratit për urbanizëm, punë pronësoro-juridike, komunale-banesore, veprimtari ndërtimore të mjedisit jetësorë të administratës komunale të Komunës së Bujanocit deri më sot ka pranuar me qindra kërkesa të qytetarëve për të legalizuar objektet e banimit.
“Në këtë Drejtorat janë paraqitur mbi 560 kërkesa për legalizime të ndryshme të objekteve duke filluar që nga data 31 tetori i vitit të kaluar e deri më 29 janar të këtij viti”, i tha Titullit bashkëpunëtori profesional në Drejtoratin e urbanizmit Plator Rexhepi.
Sipas njoftimit të mëhershëm të këtij Drejtorati të gjitha kërkesat për legalizim që vijnë pas datë 29 janar të këtij viti nuk do të pranohen pasi ky afat kohor është caktuar me Vendimin për legalizimin e objekteve.
Të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar kërkesat për legalizim, me përfundimin e kësaj procedure do të shënohen të gjitha të dhënat në evidencën e kadastërit, ku tanimë nuk do të figurojë vetëm si parcelë toke, por edhe objekti i ndërtuar në te.
Gjithashtu objektet e sapo ndërtuara e që kanë aplikuar për legalizim do të kenë qasje të plotë në kyçjen në infrastrukturën përcjellëse, nga ujësjellësi, kanalizimi, rrjeti de rrjeti elektrik.
Cilat do të jenë pasojat e atyre objekteve të pa legalizuara, që në këtë komunë janë me mijëra?
Në rast se vie deri te ndryshimi i planit urbanistik, apo ndërtimi të ndonjë rruge në lokacione të ndryshme, dhe në planë figuron se në atë trase nuk ka objekt banimi përveç një fushe të zbrazët, atëherë pasojë do të mund të bartin vet pronarët e atyre shtëpive të ‘padukshme’, pasi do të mund të vie edhe deri te rrënimi i tyre, meqë janë të ndërtuar pa leje dhe nuk figurojnë si shtëpi në evidencën e Drejtoratit përkatës apo kadastër./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!