Përfaqësues të UNHCR-së, priten në komunë të Bujanocit
Përfaqësuesja e UNHCR-së, Francesca Bonelli ka vizituar komunën e Bujanocit dhe është pritur nga përfaqësuesit e komunës.
"Kjo vizitë kishte për qëllim mbështetjen e organeve komunale për realizimin e projekteve që kanë qëllime sociale e humanitare. Znj. Bonelli ka shprehur mirënjohjen dhe falemnderimin për pushtetin lokal në Bujanoc për gatishmërinë në realizimin e projekteve për përmirësimin e mirëqenies sociale në Bujanoc", thuhet në tekstin e publikuar të komunës së Bujanocit ne Facebook.
Ky delegacion ka zhvilluar takim me kryetarin e kuvendit komunal, Enver Ramadani dhe zëvendës kryetarin e komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.