Përfaqësues të Suedisë vizitojnë Luginën
Lokale

Përfaqësues të Suedisë vizitojnë Luginën

06.Feb.2013 16:27
0
Pas vizitës që dje i bëri Luginës ambasadori zviceran, sot në Bujanoc qëndruan edhe përfaqësuesit të Ambasadës së Suedisë në Beograd Një delegacion i përbërë nga këshilltari Liselot Martinenko Agerlid, zv shef i misionit si dhe këshilltari për Zhvillim dhe Bashkëpunim pranë ambasadës suedeze Torgny Svenungsson, vizituan Komunën e Bujanocit, me ç’rast u njoftuan nga afër me situatën në këtë rajon. Siç u shpreh pas takimit kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, përfaqësuesit suedez u interesuan për situatën politike dhe të sigurisë e krijuar sidomos pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga Presheva. “U bisedua për situatën politike dhe të sigurisë por edhe më gjerë, sidomos pas heqjes së lapidarit të xhandarmërisë”, u shpreh Arifi duke nënvizuar se në delegacion ishte i pranishëm edhe atasheu ushtarak i akredituar në Beograd. “Për situatën e njoftuam edhe atasheun suedez të cilit ia shprehëm brengat tona, të cilat ia më pas do t’ia përcjell ambasadës në Beograd por edhe qeverisë”, tha Arifi. I pari i komunës theksoi se është biseduar edhe për çështje ekonomike, për projektet që Qeveria e Suedisë i financon në këtë rajon si dhe vazhdimin e angazhimit të mëtutjeshëm të shtetit skandinavë në Komunën e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës. Pas heqjes së lapidarit në Preshevë, janë sheshtuar vizitat e përfaqësuesve ndërkombëtar në Luginë. Gjatë ditës së djeshme në Bujanoc qëndroi Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch./Titulli.com/ Arifi-Ambasad Suedise1
Bujanoc: I bie shkëmbi nga kamioni në këmbë (foto)
Musliu: Beogradi dëshiron destabilizimin e rajonit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration