Përfaqësues të ambasadës Britanike vizitojnë komunën e Bujanocit dhe Preshevës
Lokale

Përfaqësues të ambasadës Britanike vizitojnë komunën e Bujanocit dhe Preshevës

08.Oct.2019 14:48
0

Përfaqësues të ambasadës Britanike në Beograd kanë qëndruar për vizitë në Bujanoc dhe Preshevë të kryesuar nga zonja Chantel Care, sekretare e parë në ambasadën e Britanisë së Madhe në Bograd është informuar për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com. 

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një postim në facebook deklaroi se me zonjën Care por edhe me takimet e djeshme nga ambasada e SHBA-së është biseduar edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe se rruga e vetme sipas tij është trajtimi i Luginës edhe në dialogun Kosovë – Serbi. 

Po ashtu zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu është takuar  me zonjën Care ku qëllimi i takimit ishte informimi rreth proceseve dhe zhvillimeve të vendin në Preshevë. 

“Në vazhdën e takimeve me ndërkombëtarët, sot zëvendës kryetari komunës z. Armend Aliu ka prit në takim znj. Chantel Care sekretaren e parë e Ambasadës së Britanisë së Madhe. Qëllimi i takimit ishte që miqtë tanë të mbahen të informuar rreth proceseve dhe zhvillimeve të vendin tonë. Komuna e Preshevës do të vazhdoj koordinimin me këtë ambasadë mike dhe do të jenë të mirëseardhur gjithmonë në komunën tonë”, thuhet në njoftimin e e publikuar në faqen e komunës së Preshevës./Titulli.com/

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration