Përfaqësues nga komuna e Bujanocit nënshkruan projekt prej 70 mijë euro
Lokale

Përfaqësues nga komuna e Bujanocit nënshkruan projekt prej 70 mijë euro

27.May.2021 08:57
0
Komuna e Bujanocit ka njoftuar se nënshkruar kontratën prej 8.200.000 dinarëve me Ministrinë pa Portofol të Republikës së Serbisë.
 
Ky është njoftimi i plotë i publikuar në Facebook:
 
Gjatë ditës së sotme, kryetari Arifi ka qëndruar në Beograd për të nënshkruar kontratën prej 8.200.000 dinarëve me Ministrinë pa Portofol të Republikës së Serbisë.
 
Kontrata është nënshkruar për dy projekte, të cilat kohë më parë Komuna e Bujanocit ka përfituar nga konkursi i Ministrisë pa Portofol, ku njëra prej tyre ka të bëjë me përpilimin e projekt dokumentacionit për ndërtime të ulta në vlerë prej 1.200.000 dinarëve, derisa vlera tjera e projektit prej 7.000.000 dinarëve ka të bëjë me avancimin e kapaciteve për menaxhimin e mbeturinave, respektivisht blerjen e makinerisë për pastrimin e rrugëve.
 
Ky projekt po realizohet në kuadër të programit për mbështetje të zhvillimit për komunat e pazhvilluara (komunat të cilat bien në grupin e 4-të për kah zhvillimi), që udhlhiqet nga Ministria pa Portofol e Republikës së Serbisë.
Vendimi për praktikën profesionale 2020/2021 në komunën e Bujanocit (dokumenti)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration