Përfaqësues nga Ambasada e Holandës në Beograd takim me kryetarin e komunës së Bujanocit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në zyre përfaqësues nga Ambasada e Holandës në Beograd dhe ka prezantuar gjendjen politike e të sigurisë.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot, takova përfaqësues të Ambasadës Holandeze në Beograd të kryesuar nga zv.shefja e misionit znj.Anne Sietske Brinks, me të cilët biseduam rreth situatës politike dhe sigurisë në nivel lokal dhe marrëdhëniet ndër-etnike.
Edhe gjatë këtij takimi potencova problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, si problemi më i ndjeshëm që po ballafaqohen qytetarët tanë shqiptarë.