Përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd qëndruar për vizitë në Bujanoc
Sekretari i parë politik i Ambasadës së Britanisë së Madhe William Hopkinson ka qëndruar sot në Bujanoc ku ka zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e komunës së Bujanocit në Facebook.
"Arifi njoftoi rreth situatës politike në Bujanoc, arritjet dhe ngecjet, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Riaktualizimi i dialogut rreth planit 7 pikësh ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve", thuhet mes tjerash në njoftim.