PE: Dezinformimi në Shqipëri dhe Kosovë rrezik për sigurinë kombëtare
Titulli Lab

PE: Dezinformimi në Shqipëri dhe Kosovë rrezik për sigurinë kombëtare

11.Mar.2021 07:51
0

Komisioni i politikave të Jashtme të Parlamentit Europian ka publikuar së fundmi një studim mbi lajmet e rreme dhe dezinformimin në Ballkanin Perëndimor dhe identifikimin e mënyrave për ti eleminuar ato.

Për sa i përket Shqipërinë dhe Kosovës, raporti thekson që burimet e dezinformimit në Shqipëri janë të lokalizuara brenda vendit, ndërsa peizazhi i dezinformimit në Kosovë është veçanërisht i ndërkombëtarizuar, edhe për shkak të statusit akoma të papërcaktuar të saj.

Gjithashtu raporti vëren se lojtarë të huaj nuk janë dhe aq të interesuar për manipulimin e politikës së brendshme kosovare por duan që të dështojë vetë shteti i Kosovës, apo Kosova si një shtet. Ndërkohë që në Shqipëri dezinformimi është i prodhuar së brendshmi si nga origjina po ashtu dhe nga qëllimi.

Sipas raportit, prevalojnë përpjekjet e medias për të rritur audiencën – dhe të ardhurat – me anë të një raportimi sensacional, pa pasur shumë lidhje me vërtetësinë e informacionit të publikuar. Sipas analizimit të dhënave në FACEBOOK, edhe mediat më të mëdha dhe cilësore në Shqipëri shpeshherë bëhen kanale të rëndësishme për shpërndarjen lajmeve të rreme.

 

Raporti thekson që Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës së bashku me qeverinë shqiptare e kanë identifikuar dezinformimin si një rrezik për sigurinë dhe qeverisjen shqiptare, megjithëse vetë qeveria është akuzuar ndonjëherë për dezinformim.

Bytyqi-Abazoviq: Rajoni është i lodhur nga grindjet, t'i kthehemi ekonomisë
Nasim Rexhepi, zgjidhet kryeshef i administratës komunale të komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration