PDSH zgjohet nga gjumi politik, asociacioni i Luginës të fillon... Seanca e tre kuvendeve-Preshevë 15 Shtator 2015
Lokale

PDSH zgjohet nga gjumi politik, asociacioni i Luginës të fillon...

12.Jan.2017 19:57
0
Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi situatën politike, e cila po zhvillohet në vend dhe rajon.

"Nëse vazhdojnë bisedimet e nisura në mes të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, PDSH mbështet deklaratën publike të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, se edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përfshihet në dialogun Prishtinë – Beograd, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian", thuhet në deklaratën e PDSH-së nga Ragmi Mustafa.

Sipas kësaj partie nëse serbët në territorin e Republikës së Kosovës, në komunat me shumicë serbe formojnë asociacionin e komunave të tyre, atëherë edhe PDSH do të angazhohet në formimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptarësh autokton në Luginë të Preshevës në bazë të vendimit të tre kuvendeve të datës 15 Shtator 2015.

Partia Demokratike Shqiptare ka vlerësuar se qëndrimi i tillë bazohet në Referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,  Deklaratën politike të 14 Janarit të vitit 2006 si dhe luftës së UÇPMB-së të viteve 2000-2001. 

Bazuar në rrethanat politike të krijuara në rajon, PDSH është e vendosur që të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, më së paku të realizohen në shkallën proporcionale me të drejtat e serbëve në komunat veriore të Kosovës./Titulli.com/

Surroi: Asgjë nuk përfiton Lugina nëse e quajmë "Kosovë Lindore"
Isa Mustafa takohet me zyrtarë nga Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration