PDSH: Vendim denigrues i qeverisë, do të monitorojmë organin e përkohshëm në Preshevë
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë aktvendimin e qeverisë mbi emërimin e organit të përkohshëm në komunën e Preshevës e konsideron si një akt denigrues që i shërben destabilizimit edhe ashtu të ngarkuar të situatës politike.Kjo parti përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të monitorojë nga afër punën e organit të përkohshëm, përderisa do ta lejojë qeveria në këtë përbërje të funksionoj.
Në mbledhjen e mbajtur më, 18shtator 2017, Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në bazë të diskutimeve të shumta rreth situatës së krijuar në Komunën e Preshevës pas aktvendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës nga ana e Qeverisë së Serbisë, lëshon këtë:
K O M U N I KATË
Partia Demokratike Shqiptare konsideron se aktvendimi i Qeverisë së Serbisë mbi emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës, është një vendim denigrues dhe qyqar që i shërben destabilizimit edhe ashtu të ngarkuar të situatës politike në Komunën e Preshevës.
Qeveria e Serbisë, në raport me shqiptarët, me këtë vendim antiligjor dëshmon edhe njëherë vazhdimin e politikës diskriminuese, tani më edhe me diktate të imponuara nga Beogradi nëemërimin e organit të përkohshëm, i cili do të duhej ta pasqyronte përfaqësimin proporcional të subjekteve politike në Kuvendin Komunal të shpërbërë.
Partia Demokratike Shqiptare vlerëson, se me këtë aktvendim Qeveria e Serbisë bie ndesh me ligjet e saja, gjegjësisht me nenin 86të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale si dhe nenit 192 të Kushtetutës së saj.
Partia Demokratike Shqiptare lidhur me këtë situatë të krijuar në komunën e Preshevës, fton faktorin politik shqiptar për Unitet Kombëtar duke u rreshtuar fuqishëm kundër aktvendimeve e vendimeve abritrare shtëtërore serbe në dëm të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Përderisa qeveria serbe nuk e ndryshon aktvendimin mbi emërimin e organit të përkohshëm dhe të njejtin ta bazoj në respektimin e ligjeve të saja, PDSH nuk do t’i bëj shërbim kësaj përbërje.
Partia Demokratike Shqiptare për situatën e krijuar kërkon nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë që pa humbur kohë t’i shpall zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Preshevës , me qëllim të formimit të organeve legjitime e fuqiplote të pushtetit lokal dhe duke i dhënë mundësinë e lirë e demokratike sovranit që të vendos për të zgjedhurit e saj.
PDSH do të monitorojë nga afër punën e organit të përkohshëm, përderisa do ta lejojë qeveria në këtë përbërje të funksionoj dhe për çdo veprim, punë apo aktivitet do të ndaj opinionin e saj duke i njoftuar qytetarët e Komunës së Preshevës në kohë.
Shërbimi përinformacion dhe komunikim me publikun i Partisë Demokratike Shqiptare