PDSH shënoi 25 vjetorin e Referendumit 1 dhe 2 mars të vitit 1992
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë përmes një aktiviteti modest shënoi 25 vjetorin e mbajtjes së Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa foli për rëndësinë e kësaj date historike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duke rikonfirmuar angazhimin dhe përpjekjet e Partisë Demokratike Shqiptare që ky vullnet i shprehur me 1 dhe 2 mars të vitit 1992 të jetësohet me forma demokratike.
Zeqirja Fazliu, kryetar nderit i partisë theksoi se edhe përkundër presioneve të shumta të regjimit të asaj kohe, me vullnetin e tij populli në mënyrë plebishitare u deklarua se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkojnë autonomi politiko-teritoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën./Titulli.com/