PDSH nis fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar, jo bastardimit të teksteve shkollore shqipe
Partia Demokratike Shqiptare e hapi në mënyrë solemne fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të cilat do të mbahen më 04 nëntor, shkruan Titulli.com.
Enver Mehemti, bartës i listës zgjedhore "Partia Demokratike Shqiptare-Dr Ragmi Mustafa", theksoi se do të angazhohet maksimalisht që edhe në këto momente të vështira të jet konsistent në artikulimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa i cili theskoi se gjatë qeverisjes së PDSH-së me institucionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nuk u lejua që të bastardohen tekstet shqipe për nxënësit shqiptar.
Në tubim prezantua programi politik dhe kandidatët tjerë me moton për bashkim./Titulli.com/