PDSH: Mister në politikën shqiptare në Luginë të Preshevës, bashkimi me Kosovën zgjidhje
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar lidhur me takimin e ndërmjetësuar nga ministri në detyrë, Gent Cakaj me përfaqësues politik nga Bujanoci e Presheva.
Kjo është deklarata e plotë e PDSH-së:
Nënshkrimi i marveshjes së subjekteve politike shqiptare nga Lugina e Preshevës për listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare serbe akoma të pashpallura nuk është më pakë se sa manipulim e mjegullim i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës edhe ashtu shumë misterioze.
Kjo dëshmon se ndikimi ruso-serb përmes Shqipërisë e Beogradit në mënyrën më perfide ka ndërhyrë edhe ate që një pjesë e "partnerëve" shqiptar tani më të betuar para "ministrit" Cakaj as që kanë nuhatur e kuptuar këtë ndërhyrje flagrante përmes Shqipërisë nga Moska e Beogradi.
E para është se në listë të përbashkët ndodhet dhe PD-Partia Demokratike pa prezencën e as pa konfirmimin e saj. Ndërkohë, në listë janë vetëm dy parti e secila me nga një satelit të saj që domosdoshmërisht ndjekin trajektoret e lëvizjes së tyre për hir të të qenurit në pushtete lokale. Nga ana tjetër, dy partitë PVD e APM janë me programe diametralisht të kundërta, gjë që nuk len asnjë fije shprese se mund të bashkëpunojnë për interes të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Dy partitë tjera që luajnë rolin e satelitit te dy më të mëdha, udhëheqësit e të cilave dalin nga bërthama e UÇPMB-së edhe më shumë frustron mendjen e secilit shqiptar në Luginë të Preshevës. Skajshmëriisht është mister i asaj që po ndodhë në politikën shqiptare në Luginë të Preshevës. Zyrtarët qeveritar të qeverisë në Tiranë, në vend se të merren me integrimin e shqiptarëve të robëruar në Luginë të Preshevës drejt Prishtinës e Tiranës ata derdhin djersë për integrim drejt Beogradit.
Beogradi i cili nuk njeh gjuhën shqipe, flamurin e shqiptarëve, identitetin e shqiptarëve, të drejtën e zhvillimit të mirfillt të arsimit shqip, zhvillimit ekonomik e të tjera. Beogradi zyrtar që nuk njeh dëshmorët e kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, nuk zbardh vrasjet misterioze të shqiptarëve civil, të pa mbrojtur gjat luftës së UÇK-së, UÇPMB-së dhe periudhën menjëher pas këtyre dy luftërave nga forcat militare e paramilitare serbe.
Një Beograd që nuk njeh Republikën e Kosovës, që angazhohet për çdo ditë për çnjohjen e Republikës së Kosovës, një shtet totalitar serb krerët e të cilit nuk pranojnë gjenocidin masiv që zhvilluan ndaj shqiptarëve civil në luftën e Kosovës. Mohojnë, masakrën e Reçakut, masakra të tjera e dhunimet ndaj jo më pakë se njëzet mijë motrave tona në Kosovë. Po si mundet, një apo dy deputet shqiptar me mekanizmin e vjedhjes së votës së shqiptarëve nesër të ulen krah për krah me deputet paramilitar që do të zgjedhin një qeveri përsëritëse totalitare e cila do të vazhdoj të punoj kundër nesh e kundër vëllezërve e motrave tona në Kosovë.
Përmend vjedhjen industriale të votës sepse në nivel të Luginës në zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar Shqiptar votuan rreth katërmbëdhjetmijë shqipëtar. Duke qenë se PDSH nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje të manipuluara e të programuara që sot e më parë për mbushje të kutive të votimit e realisht mosdalja e jo më pakë se pesëmijë votues të PDSH-së e ul numrin e votuesëve në nëntëmijë realisht e sigurisht edhe më poshtë se elektori i dy satelitëve në listë sigurisht nuk del me votuar.
Prandaj as gjasat më të vogla nuk janë që me vota reale të shqiptarëve në Luginë të arrihet një deputet. Por, me aktivizimin e programuar që më parë edhe sot të vjedhjes industriale të votës do të dalin përafërsish dy gjer tre deputet mashtrues. Ndërkohë, kjo pjesë e politikës shqiptare po e zbehë në maksimum Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 për autonomi territoriale e politike me të drejtë bashkimi me Kosovë.
PDSH do të qëndroj drejt dhe do t'i rezistoj edhe stuhive më të fuqishme që vijnë qoftë nga brenda qoftë nga qaqet ruso-serbe dhe nuk do t'i shmanget asnjëher vlerave të të rënëve në altarin e lirisë, vlerave të Referendumit të 1 e 2 marsit 1992, vlerave të Luftës së UÇPMB-së dhe përfundimish do vazhdoj angazhimin e saj drejt bashkimit me Kosovë të cilën e sheh si zgjidhje të vetme e më të mirë.