PDSH hap zyrtarisht fushatën parazgjedhore në ditën e Referendumit të vitit 1992
Lokale

PDSH hap zyrtarisht fushatën parazgjedhore në ditën e Referendumit të vitit 1992

02.Mar.2021 12:55
0

Partia Demokratike Shqipëtare sot bëri zyrtarisht hapjen e fushatës zgjedhore me rastin e zgjedhjeve të parakohshme lokale të 28 marsit.

Për shkak të pandemisë Covid-19 thirrja për qytetarët e simpatizantët e shumtë të PDSH-së nuk u bë, që të mos krijojë grumbullim dhe mos të rrezikohet shëndeti, sepse e rëndësishme për të gjithë e poashtu edhe për Partinë Demokratike Shqiptare është shëndeti i të gjithë qytetarëve tanë.

Pra, numër jo i madh i simpatizantëve, qytetarëve e udhëheqës të partisë demokratike shqiptare u mblodhën në oborrin e shtëpisë së kulturës "Abdullah Krashnica" për hapjen e kësaj fushate.

Në këtë hapje PDSH shpalosi programin me prioritetet që do i ketë pasi ajo të jetë fitimtare pas zgjedhjeve te 28 marsit. Ndër prioritetet e PDSH-së do jetë: arsimi, shëndetësia, infrastruktura e përgjithshme komunale, barazia gjinore etj.

Kryetari i PDSH-së e njëherit dhe bartës i listës Dr.sc.Ragmi Mustafa premtoi para qytetarëve se kërkesat e tyre do shkojnë në vendin e duhur, e premtimet që po i jep do i realizojë, pasiqë Presheva ështe e shqipatarëve dhe Presheva ka nevojë të zhvillohet dhe të udhëhiqet nga njerëz që e duan këtë vend dhe shqiptarët.

Ai ftoi të gjithë qytetarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike Shqipëtare që më datë 28 mars të votojnë si AUTOKTON DHE KRENAR, të votojnë PDSH me numër 3.

Jo rastësisht PDSH bëri hapjen sot, pasi sot është edhe përvjetori i 29 i referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

 
 
 
557-vjetori i Besëlidhjes: Albin Kurti, Sela, Kamberi marshim në Lezhë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration