PDK: 100 vjetori i Pavarësisë po shfrytëzohet për qëllime partiake
Lokale

PDK: 100 vjetori i Pavarësisë po shfrytëzohet për qëllime partiake

20.Oct.2012 08:45
0
Partia Demokratike Kombëtare, me shqetësim të madh është duke i përcjell zhvillimet politiko-ekonomike dhe kulturore në hapësirat e etnikumit shqiptar. "Jo më larg se para një viti, spektri politik shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe diasporë, me gëzim të madh trumbetoi bashkimin e shqiptarëve në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Po a janë bashkë shqiptarët në këtë eveniment të lartë kulturor, historik dhe politik?!" shtron këtë pyetje përmes një kumtese PDK me seli në Bujanoc. "Mjerisht, jo! Shqiptarët, asnjëherë, gjatë historisë nuk kanë qenë më të përçarë, më të ndarë, më të hasmuar e më të corientuar se sa në prag të manifestimit të shumpritur për ta kremtuar së bashku ditën e madhe të pavarësisë së Shqipërisë", thuhet në kumtesën e PDK-së. Ky subjekt shqiptar mëtej vazhdon se spektri politik institucional mbarshqiptar, këtë ngjarje të madhe kulturore, po e shfrytëzojnë për qëllime partiake, qoftë në formë fushata parazgjedhore, qoftë për ngritjen e imigjit institucional. Kjo ndjenjë e përcudshme e ndasive ndrëshqiptare, po i zvarrit proceset për unifikimin e faktorit shqiptar dhe po e prish imazhin e shqiptarëve për t’u integruar në proceset euro-atlantike. Partia Demokratike Kombëtare, dukuritë e tilla negative të luftës për karrierë pushtetare dhe interesave të ngushta partiake e personale, i vlerëson të dëmshme dhe të rrezikshme për perspektivën shqiptare në këto hapësira. "Meqë jemi në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe themelimit të shtetit shqiptar, Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga faktorët relevantë institucional dhe partiak shqiptar, t’i lënë mënjan inatet, përçarjet, smirën, egoizmin dhe të bashkohen për ta shënuar këtë ngjarje të madhe kulturore" thuhet në kumtesë, të nënshkruar nga kryetari i PDK-së Nexhmedin Saqipi. /Titulli.com/
Bujanoci pa rrymë gjatë ditës së sotme
Mustafa e Arifi shijojnë darkën e Lamës në Prishtinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration