Mustafa e Arifi shijojnë darkën e Lamës në Prishtinë
Lokale

Mustafa e Arifi shijojnë darkën e Lamës në Prishtinë

20.Oct.2012 08:43
0

Me rastin e përfundimit të Javëve të Biznesit Kombëtar në Kosovë dhe pas përfundimit të korrje shirjeve të lulediellit, të premten në Prishtinë është shtruar Darka e Lamës.

Në këtë darkë morrën pjesë përfaqësues të jetës politike nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa nga Lugina prezantuan Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës dhe Nagip Arifi nga komuna e Bujanocit. Agim Shahini, kryetar i Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e cila ka organizuar këtë darkë, ka thënë se pasuria nëntokësore dhe rinia janë pasuritë më të mëdha që i ka Kosova. Madje, ai e ka përmendur edhe Portin e Shëngjinit, duke thënë se është harruar krejtësisht. “Kjo rrugë e suksesit nuk është e lehtë kur dihet se në Kosovë kemi konkurrencë shpesh jo të drejtë, politika investuese të shtrenjta, por edhe politika të zhvillimit jo të konkurrueshme sa duhet”, ka thënë ai. Shahini ka përmendur edhe korrje-shirjet e lulediellit, duke thënë se ky produkt tash e 25 vjet nuk ka qenë në Kosovë. Në Darkën e Lamës ishte edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu i cili ka thënë se Kosova bënë pjesë në një zonë të ndjeshme, duke këshilluar për kualitet sa më të madh. “Çka mund të bëjmë me konkurrencën e madhe që mund të kemi. Mund të bëjmë kualitet. Është pjesa e infrastrukturës ligjore që çdo shtet e bënë në politikat nacionale e duhet ta bëjë edhe Kosova, por është edhe kualiteti. Nëse ne depërtojmë atë që mund ta bëjmë, sigurisht që ai që e konsumon edhe prodhimin vendor do të thotë ky është më i mirë sesa tjetri”, ka thënë ai. Ndërsa, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka inkurajuar të gjithë prodhuesit që të mos ndalen para sfidave. Ai ka thënë se populli ynë ka një hendikep, që nuk e ka ende nivelin e vetëdijes se çka do të thotë të konsumosh produktin vendor. “Të konsumosh produktin vendor do të thotë të ndihmosh ekonominë tënde. Të ndikosh drejtpërdrejt në përmirësimin e standardeve të jetës së qytetarëve tuaj, dëshirën e kemi por nuk mund ta realizojmë duke konsumuar produkte të huaja, duke eksportuar para e duke importuar mallra, këtë do ta bëjmë nëse eksportojmë mallra e importojmë para, derisa nuk do të vijmë në pozitë, nuk do të kemi mirëqenies”, ka thënë ai. Në Darkën e Lamës nuk u pa asnjë nga ministrat, edhe pse shumë prej tyre ishin të ftuar./Titulli.com/
PDK: 100 vjetori i Pavarësisë po shfrytëzohet për qëllime partiake
PVD dorëzohet para pushetit, tani e tutje opozitë aktive
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration