PD propozon pako financiare prej 400 mijë euro në komunën e Bujanocit (video)
Lokale

PD propozon pako financiare prej 400 mijë euro në komunën e Bujanocit (video)

02.May.2020 14:49
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi përmes një konference për media ka shpalosur një plan financiar si masë për të përballuar më lehtë gjendjen e krijuar me COVID-19, shkruan Titulli.com.

Arifi ka falënderuar edhe Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës për ndarjen e pakos financiare prej 500.000 euro për Luginën e Preshevës,  ku prej saj komunës së Bujanocit i takuan 200.000 euro.

Sipas tij pakoja e propozuar do të përfshijë përkrahjen në shëndetësi, ekonomi, bujqësi, familjet që jetojnë në kushte të rënda sociale, si dhe studentët.

“Kjo pako do të kap vlerën prej 48 milionë dinarëve, apo 400.000 eurove. 200.000  eurot e dhuruara nga Republika e Kosovës që në kundërvlerë japin shumën prej 24 milionë dinarëve, t’i shtohen edhe 24 milionë dinarë nga buxheti komunal, që do të përbënin gjithsej një fond prej  48 milionë dinarëve”, theksoi Arifi.

Ai theksoi se për këtë pako 200 mijë euro janë të siguruara nga ndihma e Kosovës ndërsa mjetet tjera do të siguroheshin me një rishikim të buxhetit të komunës së Bujanocit.

Për detaje tjera shikoni videon:

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration