Lokale
PD nisë bisedimet me PVD, LPD dhe UDSH (video)
Në komunën e Bujanoc sot në orën 15h kanë filluar negociatat për formimin e qeverisjes lokale në mes të subjekteve shqiptare, raporton Titulli.
Partia Demokratike e cila ka fituar më shumë vota në zgjedhjet lokale bisedimet për arritjen e koalicioneve do ti nisë me përfaqësuesit e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, kurse në orën 17:30 minuta ato do ti vazhdojë edhe me Lëvizjen e Progresit Demokratik.
Siç tha kryetari i PD-së Nagip Arifi, është paraparë që edhe një takim të mbahet në orën 20h me kryetarin e degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Bujanoc, Mejdi Zeqirin.
“Sot është paraparë që të bisedojmë dhe të shohim se a jemi dakord që të nisin bisedat për koalicion shqiptar të komunës së Bujanocit. Nuk do të flasim për ndarjet e funksioneve. Ky do të jetë një takim miqësor, ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojmë për gjërat konkrete, për ndarjen e posteve të vetëadministrimit lokale”, tha Arifi gjatë konferencës për shtyp.
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale të 6 majit, partitë shqiptare kanë arritur ti fitojnë 30 ulëse në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, nga gjithsejtë 41.
PD ka fituar 12 këshilltarë, PVD 9, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë. Sipas rezultatit të dalur nga këto zgjedhje, ekzistojnë disa variante për të arritur marrëveshje ndërmjet partive shqiptare që do të ishin stabile për katër vitet e ardhshme.
Ekziston edhe varianti tjetër që subjektet shqiptare me ndihmën e atyre serbe të formojnë shumicën e nevojshme për të qeverisur.
Mirëpo, duke e ditur të kaluarën, një marrëveshje e tillë mund të sjellë kushtëzime, e ndoshta edhe bllokim të punës në kuvend, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit shqiptarë në këtë komunë./Titulli.com/
http://youtu.be/7zFLdsbzd5g
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!