Lokale
		                        		                        Gjykata anulon ankesat e serbëve të Bujanocit
		                        
		                        
		                        
Gjykata themelore e Vranjës, njësia  në Bujanoc, ka hedhur poshtë ankesat e bëra në procesin zgjedhorë për zgjedhjet lokale të 6 majit.
Siç ka mësuar Titulli nga burime të sigurta, ankesat e subjekteve serbe si Grupi  qytetarëve “Dr. Stojança Arsiq”, koalicioni “Zgjedhja për Bujanocin më të mirë” dhe “Të aktivizojmë Bujanocin”-Tomisllav Nikolliq, janë anuluar nga Gjykata në fjalë.
Këto subjekte ankesën e tyre ia drejtuan gjykatës pasi e njëjta ishte anuluar edhe nga Komisioni Komunal Zgjedhor i komunës së Bujanocit.
Ankesat kishin të bënin me disa parregullsi të raportuara në vendvotime shqiptare të komunës së Bujanocit gjatë zgjedhjeve të 6 majit të këtij viti./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!